Kërko

Papa Françesku Papa Françesku

Lufta e Gjirit Persik ishte turp i vërtetë

“Lufta e Gjirit ishte turp i vërtetë, për të mos thënë një nga mizoritë më të këqija". Papa Françesku e deklaron këtë duke iu përgjigjur një pyetjeje, që i bënë për librin “Ju nuk jeni vetëm. Sfida, përgjigje, shpresa”, bashkëbisedim-intervistë me Francesca Ambrogetti-n dhe Sergio Rubin për Salani Editore, që del nesër, kujtuar sot nga gazeta “La Stampa”

R.SH. - Vatikan

Kaosi politiko-institucional në të cilin gjenden shumë vende, sidomos vende të varfra, në jug të botës vjen edhe “nga dështimi i Perëndimit në përpjekjen për të importuar llojin e vet të demokracisë në vende të caktuara, nuk po themi me kulturë fisnore, por me diçka të ngjashme. Mjafton të mendojmë për Libinë, e cila me sa duket mund të udhëhiqet vetëm nga personalitete shumë të forta, si Gaddafi. Një libian më tha një ditë se dikur kishin vetëm një Gadaf, ndërsa tani kanë pesëdhjetë e tre...”. Iku njëri, arritën sakaq turmat! Papa Françesku e deklaroi këtë duke iu përgjigjur një pyetjeje që i bënë për librin “Ju nuk jeni vetëm. Sfida, përgjigje, shpresa”,  bashkëbisedim-intervistë me Francesca Ambrogetti-n dhe Sergio Rubin për Salani Editore, që del nesër, kujtuar sot nga gazeta “La Stampa”. “Lufta e Gjirit ishte turp i vërtetë, për të mos thënë një nga mizoritë më të këqija. Sadam Husseini nuk ishte sigurisht engjëll i vogël, përkundrazi, por Iraku ishte vend mjaft i qëndrueshëm. Kujdes! Nuk jam duke mbrojtur Gadafin apo Huseinin. Por çfarë ka mbetur lufta?”- pyet Papa.

Prej këndej kuptohet se Françesku flet për "anarki të organizuar dhe luftëra të tjera”. Prandaj besojmë se ne nuk duhet ta eksportojmë demokracinë tonë në vende të tjera, por përkundrazi t'i ndihmojmë ato të zhvillojnë  procesin e pjekurisë demokratike, sipas karakteristikave të tyre. Nuk duhet bërë luftë për të importuar një demokraci, që njerëzit  nuk janë në gjendje ta asimilojnë. Ka vende që kanë sistem monarkik dhe që ndoshta nuk do ta pranojnë kurrë demokracinë, por ne sigurisht mund të kontribuojmë për të siguruar pjesëmarrje më të madhe.Në çdo rast, unë e konsideroj veten injorant kur bëhet fjalë për politikën ndërkombëtare, por besoj se baza e shfaqjes së ISIS-it është një zgjedhje fatkeqe perëndimore”, përfundon Papa.

23 tetor 2023, 10:01