Kërko

Ndihmat humanitare në Gaza Ndihmat humanitare në Gaza  (ANSA)

Françesku: të lirohen pengjet e të hyjnë ndihmat humanitare në Gaza

Në përshëndetjet pas audiencës për shtegtarët italianë, Papa kujtoi përsëri situatën dramatike në Lindjen e Mesme, duke përsëritur edhe thirrjen për Ukrainën e për të gjitha “zonat e plagosura nga lufta”. Kujtoi, më pas takimin e së premtes, 27 tetor, ditë agjërimi, lutjeje e pendese, kur - shtoi “do të mblidhemi e të lutemi për paqen në botë".

R. SH. - Vatikan

Situata dramatike në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në fjalët e Papës. Në përshëndetjet pas audiencës, duke iu drejtuar shtegtarëve italianë, Françesku përsëriti thirrjen për paqe në Izrael, në Palestinë, në Ukrainë dhe në mbarë botën:

“Inkurajoj lirimin e pengjeve dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Vazhdoj të lutem për ata që vuajnë e të shpresoj për shtigjet e paqes në Lindjen e Mesme, në Ukrainën e torturuar dhe në rajone të tjera të plagosura nga lufta”.

Papa: Ungjilli nuk mund të predikohet në mënyrë abstrakte, duhet t’i përshtatet gjithnjë kulturave.

Françesku kujtoi, më pas, të premten, 27 tetor, ditë agjërimi, lutjeje e pendimi,  e edhe orën 18:00 në Shën Pjetër, kur - rikujtoi - "do të mblidhemi e të lutemi për të kërkuar paqen në botë".

Në përshëndetjet për shtegtarët e gjuhës portugeze, Papa ia besoi Zojës  "urgjencën e paqes":

“Të mos lejojmë që retë e konfliktit të fshehin diellin e shpresës. E t’ia besojmë Zojës urgjencën e paqes, në mënyrë që të gjitha kulturat t’ia hapin zemrat frymëzimit të harmonisë së Shpirtit Shenjt”.

25 tetor 2023, 11:09