Kërko

Dhimbja e Papës për viktimat e aksidentit tragjik në Mestre

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin dhe dërguar Patriarkut të Venecias Moraglia, Papa siguron "afërsinë e tij" me familjet e atyre që vdiqën në fatkeqësinë e autobusit të mbushur plot me turistë, përfshirë fëmijë, i cili u rrëzua të martën në mbrëmje, 3 tetor, nga një mbikalim në Mestre, afër Venecias. Nga Papa një lutje edhe për të plagosurit

R.SH. / Vatikan

Lajmi për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi ditët e fundit në Mestre të Italisë, ku humbën jetën shumë persona, mes tyre edhe fëmijë, shkaktoi dhimbje në zemrën e Papës. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin, dërguar Patriarkut të Venecias, Imzot Francesco Moraglia, Papa u shpreh "afërsinë e tij të përzemërt familjeve të atyre që vdiqën në mënyrë tragjike" dhe siguron "një lutje të veçantë për shpirtin e të vdekurve". “Ndërsa kërkon ngushëllimin e fesë”, Papa – lexojmë në telegram – “i lutet Zotit për shërimin e shpejtë të të lënduarve”.

06 tetor 2023, 10:21