Kërko

Papa priti në audiencë Mbretin e Lesòtos, Letsie III

Sovrani i shtetit të Afrikës Jugore u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin dhe Imzot Gallagher. Ndër temat e trajtuara siguria e rajonit dhe konfliktet në Ukrainë dhe Tokën e Shenjtë

R.SH. / Vatikan

Sot paradite Papa Françesku priti në audiencë Mbretin e Lesotos, Letsie III, i cili më pas u takua Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Përmbajtja e bisedimeve

“Gjatë bisedimeve të përzemërta”, lexojmë në një deklaratë të zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, “u fol për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Lesotos, dhe u vu në dukje kontributi i rëndësishëm i Kishës lokale”. “Së fundi”, pohon më tej zyra e shtypit e Vatikanit, “nuk munguan referimet për çështje ndërkombëtare me interes të përbashkët, veçanërisht për konfliktet në Ukrainë dhe në Tokën e Shenjtë, si dhe për disa çështje politike, klimatike dhe situata e sigurisë në Rajonin e Afrikës Jugore”.

Dhuratat e Papës

Në fund të audiencës, Françesku i dhuroi Mbretit Letsie III një majolikë që përshkruan një figurën e Shën Pjetrit Apostull, duke bekuar, me kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit në sfond; Mesazhin e sivjetshëm për Paqe; Dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore dhe librin mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020, redaktuar nga shtëpia botuese e Vatikanit (LEV).

18 tetor 2023, 11:45