Kërko

Zjarri në Benin Zjarri në Benin

Solidariteti dhe dhimbja e Françeskut për zjarrin në Sèmè Kraké të Beninit

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, Papa shpreh afërsinë e tij me viktimat e zjarrit në vendin afrikan, në kufi me Nigerinë. Ua beson Virgjërës Mari ata, që kanë humbur jetën, si edhe familjarët e tyre, duke i kërkuar Zotit bekime për çdo njeri dhe për të gjithë kombin

R.SH. – Vatikan

Telegrami i Papës Françesku, i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i drejtohet kësaj radhe imzot Aristide Gonsallo-s, ipeshkëv i Porto-Novo, kryeqytet i Beninit, shtet i Afrikës Perëndimore. "Shenjtëria e tij mësoi me dhimbje lajmin e zjarrit tragjik në Sèmè Kraké, më 23 shtator dhe humbjen e jetëve njerëzore, që shkaktoi ai – lexohet në tekst. - Bashkohet me familjet në zi, duke shprehur solidaritetin dhe dhimbjen e tij. Lutet që viktimat të pushojnë në paqe, duke ua besuar mëshirës së Zotit e lutet edhe për shërimin e të plagosurve”.

Françesku mbështet me lutje edhe ata, që ndihmojnë aktualisht viktimat e zjarrit. “Duke i kërkuar Virgjërës Mari t’u japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre, që janë prekur nga kjo tragjedi – përfundon telegrami – Ati i Shenjtë kërkon bekime hyjnore për çdo njeri dhe për mbarë kombin, si shenjë ngushëllimi”.

Shpërthimi i një depoje karburanti

Zjarri në Sèmè-Kraké, një qytet në kufirin ndërmjet Beninit dhe Nigerisë, u shkaktua nga shpërthimi i një depoje klandestine karburanti me kontrabandë. Të paktën 35, viktimat, duke përfshirë dy fëmijë. Depoja, e vendosur jo shumë larg ndërtesës së kishës katolike lokale, u shkatërrua dhe flakët u përhapën duke u vënë zjarrin disa makinave. Zjarrfikësve iu deshën dhjetë orë për të kontrolluar gjendjen.

26 shtator 2023, 16:36