Kërko

DBR - Lisbona 2023 DBR - Lisbona 2023 

DBR, Papa, të rinjve: ecni me guxim me të tjerët, jo vetëm!

Në një video-mesazh të shkurtër, botuar nga gazeta Avvenire Françesku bekon një grup vajzash dhe djemsh italianë, në nisje për në Lisbonë: “Udhë të mbarë e të gëzuar në këtë takim!”.

R. SH. - Vatikan

Lajmet e Vatikanit

Këshill, që buron nga urtia: "Të jetosh, domethënë të vihesh për udhë". E kjo  edhe ftesa e Bariut, që përgatitej të përqafonte një turmë miqsh të rinj: “Uroj që të mbërrini me gëzim në këtë takim”. Pak sekonda për një video-mesazh që është sa i shpejtë, aq edhe i dashur e i thellë. Papa ia drejtoi një grupi vajzash dhe djemsh, të cilët brenda pak kohe do të arrijnë në Lisbonë për Ditën Botërore të Rinisë, planifikuar nga data 1 deri më 6 gusht, e që nga data 2 do të shohë edhe Françeskun në kryeqytetin Luzitanian.

"Shikon ku dëshiron të shkosh"

Në videomesazhin e publikuar sot nga gazeta e ipeshkvijve italianë Avvenire, Françesku u uron të rinjve “rrugë të mbarë” dhe arritje me gëzim në atë takim, duke i ftuar të bëjnë edhe një rrugë jete të orientuar drejt ndarjes së përbashkët, jo izolimit.

Ta bësh këtë rrugë dhe të nisësh shtegtimin: kështu është jeta! Të nisesh! Të rinjtë e kanë gjithnjë thirrjen të nisen për udhë! Shkoni përpara, me guxim, duke kërkuar gjithnjë ku dëshironi të arrini. Me atë mistikë udhëtimi, që është gjithmonë pranë të tjerëve, kurrë vetëm.

23 korrik 2023, 10:41