Kërko

Papa me të rinjtë e  Dioqezës së  Co'rdoba -s (Argentina) Papa me të rinjtë e Dioqezës së Co'rdoba -s (Argentina)  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa të rinjve të Cordobës: në DBR, për ta ngritur së bashku "kupën e vëllazërisë"

Papa Françesku takoi sot, para kremtimit të Engjëllit, një grup të rinjsh nga kryeipeshkvia argjentinase, të cilët do të marrin pjesë në Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë në Lisbonë. “A e kuptuat se po përgatiteni të ‘loni një lojë botërore’?”. Françeskut uron "të luhet një lojë e mirë" duke jetuar unitetin e kërkuar nga Jezusi, në larminë e fytyrave dhe të kulturave.

R. SH. - Vatikan

“Si Maria, u ngritët dhe u nisët me nxitim për të takuar të tjerët”. Sot në mëngjes, 16 korrik, në Sallën Klementine, në Vatikan, duke pritur rreth dyzet shtegtarë të rinj nga kryeipeshkvia e Kordovës, në Argjentinë, rrugës për në DBR-në e Lisbonës, Papa Françesku kujton titullin e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë: "Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim". Si ata, mijëra djem e vajza të tjera të botës, secili duke sjellë diçka me vete, por të gjithë – kujtoi Papa, me të njëjtën “bluzë”, “bluza e besimit dhe e dashurisë për Zotin e për vëllezërit dhee motrat”.

Në “kampionatin botëror” të Lisbonës të gjithë do të jenë fitimtarë

Ishte sporti e, më saktë, futbolli, figura që Françesko propozon për të përshkruar përvojën që do të jetojnë këta të rinj. “A e kuptove – thotë ai – që po përgatitesh të “luash në një Botëror”? Megjithatë, Lisbona do të jetë   ndeshje miqësore nga e cila të gjithë do të dalin fitimtarë:

“Po, sepse kur dalim nga vetja dhe takojmë të tjerët, kur ndajmë - domethënë, kur japim atë që kemi dhe jemi të hapur për të marrë atë që të tjerët na ofrojnë - kur nuk refuzojmë askënd; atëherë të gjithë jemi fitimtarë dhe së bashku mund të ngremë “kupën e vëllazërisë”. Sa e nevojshme në kohën tonë!”.

Një dëshmi për shumë të rinj të tjerë të humbur

Shembulli i kaq shumë të krishterëve që na paraprinë dhe që lanë gjurmët e tyre në Romë - vazhdoi Papa - na kujton se loja për Jezusin luhet deri në fund, pa shpërqendrime dhe se për ta fituar është e nevojshme të "luash si ekip ". Ky “kampionat botëror” i DBR-së do të jetë mundësi për të rinjtë që të pasurohen me shumë fytyra, kultura, përvoja të ndryshme, nënvizoi Papa:

“Por, mbi të gjitha, do të jeni në gjendje ta jetoni plotësisht dëshirën e Jezusit: të jemi "një", që bota të besojë! E kjo do t'ju ndihmojë të dëshmoni gëzimin e Ungjillit për shumë të rinj të tjerë, që nuk gjejnë kuptimin e jetës ose që kanë humbur rrugën për të ecur përpara”.

“Uroj të bëni një lojë të mirë”, përfundon Françesku duke i përshëndetur të rinjtë argjentinas me “mirupafshim në Lisbonë”.

16 korrik 2023, 12:19