Kërko

Pope Francis' Sunday Angelus prayer Pope Francis' Sunday Angelus prayer

Papa shpall Koncistorin për datën 30 shtator

Papa shpall Koncistorin për datën 30 shtator të ardhshëm për krijimin e 21 kardinajve të rinj. Prejardhja e tyre shpreh universalitetin e Kishës, e cila vazhdon të kumtojë dashurinë e mëshirshme të Zotit për të gjithë njerëzit mbi tokë. Krijimi i kardinajve të rinj në dioqezën e Romës tregon lidhjen e pandashme të Selisë së Pjetrit me Kishat e veçanta të përhapura në mbarë botën.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku, në fund të lutjes së tome mariane të Engjëllit Tënzot, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, njoftoi se do të krijojë 21 kardinaj të rinj të Kishës katolike Universale.

Këto, fjalët e Françeskut:

Të dashur vëllezër dhe motra,

Kam kënaqësinë të njoftoj se më 30 shtatorin e ardhshëm do të mbaj një Koncistor për krijimin e 21 kardinajve të rinj.

Prejardhja e tyre shpreh universalitetin e Kishës, e cila vazhdon të kumtojë dashurinë e mëshirshme të Zotit për të gjithë njerëzit mbi tokë.

Krijimi i kardinajve të rinj në dioqezën e Romës tregon lidhjen e pandashme të Selisë së Pjetrit me Kishat e veçanta të përhapura në mbarë botën.

Ja edhe emrat e Kardinajve të rinj:

1 - Shkëlqesia e Tij (S.E.) Imzot Robert Francis PREVOST, O.S.A., Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë

2-  S. E. Imzot Claudio GUGEROTTI, Prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore

3- S. E. Imzot Víctor Manuel FERNÁNDEZ, Prefekt i Dikasterit për Doktrinën e Fesë

4- S. E. Imzot Emil Paul TCHERRIG, Nunc Apostolik

5- S. E.  Imzot Christophe Louis Yves Georges PIERRE, Nunc Apostolik

6- S. E. Imzot Pierbattista PIZZABALLA, Patriark Latin i Jeruzalemit

7- S. E. Imzot Stephen BRISLIN, Kryeipeshkëv i Cape Town (Kaapstad)

8- S. E. Imzot Sixto ROSSI, S.J., Kryeipeshkëv i Kordobës

9- S. E. Imzot Luis José RUEDA APARICIO, Kryeipeshkëv i Bogotas

10- S. E. Imzot Mgr Grzegorz RYŚ, Kryeipeshkëv i Lodz,

11- S. E. Imzot Stephen Ameyu Martin MULLA, Kryeipeshkëv i Jubës

12- S. E. Imzot José COBO CANO, Kryeipeshkëv i Madridit

13- S. E. Imzot Protase RUGAMBWA, Kryeipeshkëv i Taborës.

14- S. E.  Imzot Sebastian FRANCIS, Ipeshkëv i Penang

15- S. E. Imzot Stephen CHOW SAU-YAN, S.J., ipeshkëv i Hong Kongut

16- S. E. Imzot François-Xavier BUSTILLO, O.F.M. Konv., Ipeshkëv i Ajaccio

17- S.E. Imzot Américo Manuel ALVES AGUIAR, Ipeshkëv Ndihmës i Lisbonës

18-  Rektori i madh i Salezianëve Ángel FERNÁNDEZ ARTIME, S.D.B.,

Anëtarëve të Kolegjit të Kardinajve do t’u shtoj edhe dy kryeipeshkvij e një rregulltar, të dalluar për shërbimin e tyre ndaj Kishës:

19- S.E. Imzot Agostino MARCHETTO, Nunc Apostolik.

20- S.E. Diego Rafael PADRÓN SÁNCHEZ, Kryeipeshkëv nderi i Kumanës

21- R. P. Luis Pascual DRI, OFM Cap., rrëfyes në Shenjtëroren e Zojës së Pompeit, Buenos Aires

Të lutemi për kardinajtë e rinj që, duke i përsëritur premtimet të cilat ia bënë Krishtit, Kryepriftit të mëshirshëm dhe besnik (krh. Heb 2,17), të më ndihmojnë në shërbesën time si Ipeshkëv i Romës për të mirën e  Popullit Shenjt besnik të Zotit!

09 korrik 2023, 13:09