Kërko

Ukraina- Rusia: probelemi i grurit Ukraina- Rusia: probelemi i grurit  (AFP or licensors)

Papa Rusisë: të rivendoset nisma për grurin

Papa u bën thirrje autoritetve të Federatës ruse për grurin. Britma e njeriut të uritur - kujton - lartohet deri në kupë të qiellit!

R. SH. - Vatican News

Papa, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, bëri një thirrje tronditëse:

 “U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, që të rivendosin iniciativën e Detit të Zi dhe të lejojnë që drithi të transportohet në mënyrë të sigurt”.

Këtë kërkoi Papa në lutjen e Engjëllit, “kafshatën e gojës për njerëzit e uritur anekënd globit!”.

Nga uria, tek trafikimi i qenieve njerëzore!

Trafikimi është i tmerrshëm - kujtoi Papa më pas - i konsideron njerëzit si mall. Papa kujtoi kështu, në Engjëllin e Tënzot, se sot është Dita kundër trafikimit të qenieve njerëzore, “krim, që i shndërron njerëzit në mallra.

“Trafikimi është realitet i tmerrshëm që prek shumë njerëz: fëmijë, gra, nipër e mbesa, punëtorë, shumë njerëz të shfrytëzuar. Të gjithë jetojnë në kushte çnjerëzore dhe vuajnë nga indiferenca dhe refuzimi nga ana e shoqërisë. Ka shumë trafikim në botën e sotme. Në botën moderne!”.

  Zoti i bekoftë - përfundoi Papa Françesku -  të gjithë ata që përpiqen për ta luftuar trafikimin.

30 korrik 2023, 14:11