Kërko

Shejtnorja e Medjugorjes Shejtnorja e Medjugorjes 

Papa: "Për Zotin jeni të gjithë të çmuar dhe të rëndësishëm"

Në një mesazh drejtuar djemve e vajzave pjesëmarrës në Festivalin e Medjugorjes, që nisi dje e do të vijojë deri më 30 korrik, Papa Françesku tregon bukurinë që buron nga kërkimi i Zotit. Mos kini frikë, u bën thirrje. “E mos i lini vend egoizmit, as dembelizmit, .është projekt dashurie, që të realizon!".

R. SH. - Vatican News

“Nuk ka vend në jetën tuaj për egoizëm apo dembelizëm. Përfitoni nga rinia për të hedhur, së bashku me Zotin, themelet e ekzistencës suaj, sepse e ardhmja juaj personale, profesionale dhe sociale do të varen nga zgjedhjet që bëni gjatë këtyre viteve”. Këtë nënvizon Papa në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në Festivalin e Rinisë, që po zhvillohet në Medjugorje që dje e deri më 30 korrik.

 Papa Françesku fton për të pranuar vullnetin e Zotit

Papa Françesku fton për të pranuar vullnetin e Zotit. “E megjithatë, ne shpesh jemi në kundërshtim me këtë vullnet – nënvizon - ndonjëherë kemi vështirësi ta kuptojmë dhe ta mirëpresim! Do të dëshironim një jetë ndryshe, pa sfidat, pa vuajtje. Edhe për vete, do të donim të ishim ndryshe, ndoshta më të zgjuar, më të pasur me talente apo me prirje të natyrshme".

Sipas Papës, të rinjtë nuk duhet të kenë "frikë ta pranojmë vullnetin e Zotit, me bindjen se  kjo do të thotë të heqin dorë nga liria e tyre”.   “Të dashur të rinj - gjegjet Papa - Zoti ka një plan dashurie per secilin prej jush. Mos kini frikë nga vullneti i tij! Mbështeteni gjithë besimin tuaj në hirin e Tij. Per atë ti je i çmuar dhe i rëndësishëm, sepse je vepra e duarve të tij. Vetëm Ai i njeh thellësisht zemrën dhe dëshirat tuaja. Vetëm Ai, që të do me dashuri absolute, është i aftë të t’i plotësojë aspiratat tuaja. Askush përveç Zotit nuk mundet t’ju dhurojë lumturinë e vërtetë".

27 korrik 2023, 12:32