Kërko

Papa: nga e mërkura do të jem në Portugali për Ditën Botërore të Rinisë

Papa: ju kërkoj të më shoqëroni me lutjet tuaja në shtegtimin tim në Portugali që do ta nis duke filluar nga e mërkura e ardhshme me rastin e Ditës Botërore të Rinisë. Shumë do të përjetojnë gëzimin e takimit me Zotin dhe me vëllezërit e motrat e tyre të udhëhequr nga Virgjëra Mari. Asaj, yll i ndritshëm i rrugëtimit të krishterë, tejet e nderuar në Portugali, ia besoj shtegtarët dhe të gjithë të rinjtë e botës”.

R.SH. / Vatican News

 "Ju kërkoj të më shoqëroni me lutjet tuaja në shtegtimin tim në Portugali që do ta nis duke filluar nga e mërkura e ardhshme me rastin e Ditës Botërore të Rinisë.

Shumë të rinj nga të gjitha kontinentet do të përjetojnë gëzimin e takimit me Zotin dhe me vëllezërit e motrat e tyre të udhëhequr nga Virgjëra Mari, e cila pas Lajmërimit të Engjëllit të Zotit u ngrit dhe u nis me nxitim.

Asaj, yll i ndritshëm i rrugëtimit të krishterë, tejet e nderuar në Portugali, ia besoj shtegtarët dhe të gjithë të rinjtë e botës”. Kështu pohoi Papa Françesku, plot optimizëm, për ditët e ardhme rinore të botës, me të cilat e përfundoi lutjen e Engjëllit të Tënzot.

30 korrik 2023, 15:12