Kërko

2022.12.01 Palais du Pharo, Marsiglia, Congresso mondiale educazione cattolica 2022.12.01 Palais du Pharo, Marsiglia, Congresso mondiale educazione cattolica  

Papa - në Marsejë për "Rencontres Méditerranéennes"

Françesku do të jetë për dy ditë, 22 dhe 23 shtator, në qytetin francez, ku do të marrë pjesë në sesionin final të festivalit ekumenik dhe ndërfetar të vendeve të Mesdheut.

R. SH. - Vatikan

Lajmet e Vatikanit

Pesë brigje, tridhjetë vende, një dëshirë e vetme për t'i dhënë jetë një "fshati" ideal, të ndjeshëm ndaj solidaritetit dhe kujdesit për krijimin. Pikërisht këtë fshat Papa do ta vizitojë në fund të shtatorit, siç e ka paralajmëruar edhe vetë, kur nga data 22 deri më 23 të muajit do të jetë në qytetin e Marsejës e ku, nga data 17 deri më 24, do të ndjekë "Rencontres Méditerranéennes", festival, i cili synon t’i bashkojë të rinjtë e të gjitha  feve, së bashku me ipeshkvijtë, shoqatat dhe lëvizjet nga vendet që lagen nga Mesdheu.

Programi i datës 22

Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi sot fazat e vizitës dyditore apostolike në qytetin francez. Françesku do të niset nga Roma pasditen e 22 shtatorit, në orën 14:35 nga aeroporti Fiumicino dhe do të ulet në orën 16:15 në aeroportin ndërkombëtar të Marsejës ku, për ta pritur, do të jetë i pranishëm presidenti i Republikës Macron. Një orë më vonë Papa do të përshëndesë klerin dioqezan dhe do t'i lutet Virgjërës Mari në Bazilikën e "Notre Dame de la Garde", më pas, në orën 18:00, pranë Memorialit kushtuar marinarëve dhe emigrantëve të humbur në det, do të jetojë një çast kujtimi me krerët fetarë, të cilëve do t'u drejtojë një fjalim.

Takimet e ditës së dytë

Takimi i parë i së shtunës, 23 shtator, do të jetë për Françeskun takim privat, në arqipeshkvinë e Marsejës, me disa njerëz që jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Në orën 10, çasti kryesor i vizitës, me pjesëmarrjen në sesionin final të "Rencontres Méditerranéennes" në "Palais du Pharo", gjatë të cilit Papa do të mbajë një fjalim për të pranishmit. Në të njëjtin ambient, takimi me Presidentin e Republikës është planifikuar rreth orës 11.30, më pas mesha finale e vizitës, pasdite, në orën 4.15, të cilën Françesku do ta kryesojë në “Stadium Vélodrome” në Marsejë. Në orën 18.45 Papa do të kthehet në aeroport për ceremoninë e lamtumirës. ​​Fluturimi, sipas planifikimit, do të nisë në orën 19.15, për të mbërrijtë në Romë-Fiumicino, në orën 20.50.

29 korrik 2023, 13:37