Kërko

2023.07.17 Gruppo di Pieghiera "Oasi della Chiesa Vivente" in udienza dal Papa 2023.07.17 Gruppo di Pieghiera "Oasi della Chiesa Vivente" in udienza dal Papa

Papa takon një grup polakësh të rinj në shtegtim në Romë

Papa priti në një audiencë private në Vatikan rreth 150 shtegtarë nga Polonia, në Romë nga 15 korriku për një tërheqje shpirtërore të komunitetit ‘Drita dhe Jeta’ të udhëhequr nga kryeipeshkvi, Imzot Grzegorz Ryś, mitropoliti i Łódź, i cili është ndër kardinajtë e rinj të ardhshëm

R.SH. Vatican News – Paweł Kowalski SJ e Tomasz Matyka SJ

Ishin rreth 150 të rinj dhe familje shtegtarësh nga Polonia, të cilët Papa Françesku i priti në një audiencë private në Vatikan paraditen e djeshme, më 17 korrik. Pjesëmarrësit në tërheqjen shpirtërore, e cila filloi të shtunën më 15 korrik, i përkasin komunitetit ‘Drita dhe Jeta’ (ΦΩΣ ΖΩΗ), i njohur më mirë si "Oazi i Kishës së Gjallë", lëvizja më e madhe kishtare polake. Të rinjtë dhe familjet ndjekin një rrugë të formimit të krishterë në grupet e tyre nëpër famulli kishtare gjatë vitit dhe marrin pjesë në një periudhë më intensive të tërheqjeve shpirtërore, e cila zakonisht bashkon njerëz nga pjesë të ndryshme të Polonisë. Komuniteti u themelua nga At Franciszek Blachnicki, i cili qe vrarë në vitin 1987 nga shërbimet komuniste të sigurimit.

Udhëtimi në Romë dhe takimi me Papën janë fazat më të rëndësishme të një tërheqjeje shpirtërore të nivelit të tretë për të rinjtë dhe familjet. Pjesëmarrësit janë të ftuar të përjetojnë misterin e Kishës në pluralitetin e saj dhe qëllimi është t'i ndihmojmë besimtarët të gjejnë rrugën e tyre në komunitetin e besimtarëve. Anëtarët e komunitetit ‘Drita dhe Jeta’ mësojnë format dhe traditat e ndryshme të lutjes, marrin pjesë në takimet vëllazërore dhe zbulojnë thellësinë e historisë së krishterë dhe realitetin e sotëm të Kishës, duke vizituar edhe Shenjtërore në vende të ndryshme.

18 korrik 2023, 12:30