Kërko

Papa Françesku Papa Françesku

Kremtimet e Papës Françesku në muajt e korrikut dhe të gushtit

Imzot Diego Ravelli, mjeshtër i kremtimeve liturgjike papnore, njoftoi kalendarin e impenjimeve të Papës për muajin korrik dhe për muajin e ardhshëm gusht. Ndër to: udhëtimi në Portugali për Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë, si edhe ai në Mongoli

R.SH. – Vatikan

         Zyra e Kremtimeve Liturgjike njoftoi sot kalendarin e kremtimeve të kryesuara nga Papa Françesku në korrik dhe gusht. Më 23 korrik, Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën për Ditën Botërore të Gjyshërve dhe të të Moshuarve, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Kujtojmë se kjo Ditë u themelua prej tij në vitin 2021.

Në këtë periudhë kohore, janë planifikuar edhe dy udhëtime apostolike, ai drejt Portugalisë me rastin e Ditës së 37-të Botërore të Rinisë, nga data 2 deri më 6 gusht dhe ai për në Mongoli, nga 31 gushti deri më 4 shtator.

04 korrik 2023, 13:42