Kërko

Shugurimi meshtarak Shugurimi meshtarak

Imzot Di Tolve, rektor i Seminarit të Madh Papnor Romak

Ipeshkvit ndihmës për dioqezën e Romës, imzot Michele Di Tolve, emëruar në detyrë më 26 maj, Papa Françesku i beson forcimin e marrëdhënieve ndërmjet të gjitha realiteteve, që kanë të bëjnë me formimin meshtarak në dioqezë. Po imzot Di Tolve do të jetë edhe rektori i ri i Seminarit të Madh Papnor Romak

R.SH. - Vatikan

U bë i njohur sot dekreti i Atit të Shenjtë për formimin e meshtarëve në territorin e dioqezës së Romës dhe për emërimin e rektorit të Seminarit Papnor Romak.

         Ipeshkvit ndihmës për dioqezën e Romës, imzot Michele Di Tolve, emëruar në detyrë më 26 maj, Papa Françesku i beson forcimin e marrëdhënieve ndërmjet të gjitha realiteteve, që kanë të bëjnë me formimin meshtarak në dioqezë. Këto veprimtari do të koordinohen së bashku me mëkëmbësin, imzot Baldassarre Reina. Po imzot Di Tolve do të jetë edhe rektori i ri i Seminarit të Madh Papnor Romak. Pavarësisht se mandati i tij do të realizohet në bashkëpunim me Këshillin Ipeshkvnor, Papa, i cili është Ipeshkvi i Romës, i rezervon vetes të drejtën për të vendosur mbi çështjet më të rëndësishme, për të cilat imzot Di Tolve duhet të këshillohet me të.

05 korrik 2023, 12:48