Kërko

Papa Francesco a Lampedusa 8 liglio 2013 Papa Francesco a Lampedusa 8 liglio 2013

Emigrantët: Papa, " vdekja e të pafajshmëve në det, turpi i shoqërisë"

“Kanë kaluar 10 vjet nga shtegtimi që doja të bëja në bashkësinë e Lampeduzës, për t’u shprehur mbështetjen time dhe afërsinë atërore atyre që, pas peripecive të dhimbshme, në mëshirën e detit, zbritën në brigjet tuaja - shkruan Papa në mesazhin dërguar Kryeipeshkvit të Agrigento-s, imzot Damiano - Fatkeqësi të tilla çnjerëzore, që vijojnë të ndodhin para syve tanë, duhet t’i trondisin rëndë ndërgjegjet. Zoti vijon të na pyesë: “Kain, ku je? Ku është yt vëlla?'.

R.SH. / Vatikan

Mesazh i Papës për Dioqezën e Agrigentos, 10 vjet pas vizitës në Lampedusa.  “Në këto ditë kur jemi dëshmitarë të tragjedive të reja, të rënda, në Mesdhe, nuk mund të mos tronditemi nga masakrat e heshtura, përballë të cilave njeriu vijon të mbetet i pafuqishëm dhe i habitur. Vdekja e të pafajshmëve, kryesisht e fëmijëve, në kërkim të një jete më të qetë, larg luftërave dhe dhunës, është britmë e dhimbshme dhe shurdhuese, e cila nuk mund të na lërë indiferentë. E edhe turp i një shoqërie, që nuk di më ta qajë e as ta mëshirojë tjetrin”.

Papa Françesku, me rastin e dhjetëvjetorit të shtegtimit të tij apostolik në Lampeduzë, ia besoi këtë mesazh Kryeipeshkvit të Agrigento-s, Alessandro Damiano, duke shtuar edhe fjalët plot përzemërsi "pranë jush me dashuri, lutje dhe inkurajim".

“Kanë kaluar 10 vjet nga shtegtimi që doja të bëja në bashkësinë e Lampeduzës, për t’u shprehur mbështetjen time dhe afërsinë atërore atyre që, pas peripecive të dhimbshme, në mëshirën e detit, zbritën në brigjet tuaja - shkruan Papa - Fatkeqësi të tilla çnjerëzore, që vijojnë të ndodhin para syve tanë, duhet t’i trondisin rëndë ndërgjegjet. Zoti vijon të na pyesë: “Kain, ku je? Ku është yt vëlla?'. Thua duam të ngulmojmë në gabim, ta vemë veten në vendin e Krijuesit, duke sunduar, për të mbrojtur vetem interesat tona e ta këpusim fillin e harmonisë ndërmjet Zotit dhe nesh? Duhet ta ndryshojmë qëndrimin. Vëllai, që troket në derë, është i denjë për dashuri, mikpritje e kujdes. Është vëlla që, ashtu si unë, u krijua mbi këtë tokë për të shijuar gjithçka lulëzon mbi të dhe për ta ndarë me bashkësinë”.

08 korrik 2023, 13:38