Kërko

Bill Klinton dhe Papa Françesku Bill Klinton dhe Papa Françesku

Bill Klintoni tek Papa për të folur mbi paqen

Ish-presidenti amerikan u prit në Shtëpinë e Shën Martës për një takim privat me Atin e Shenjtë

R.SH. - Vatikan

Pasditen e së mërkurës, 5 korrik, Papa Françesku priti ish-presidentin amerikan Bill Klinton në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Takimi i Atit të Shenjtë me politikanin amerikan ishte privat, ndërsa tema e diskutuar, paqja. Në fund të bisedës, Françesku doli nga salla dhe përshëndeti personelin e sigurimit dhe miqtë e tjerë, që e shoqërojnë ish-presidentin në udhëtimin e tij në Romë dhe në Evropë. Ndërsa vijonte takimi i Papës, ata bënë një vizitë në disa vende të Vatikanit.

Bill Klinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga janari 1993 deri në janar 2001, ka qenë në Vatikan edhe më 2 qershor 1994, kur u prit nga Papa Gjon Pali II.

06 korrik 2023, 09:57