Kërko

Ngarkesë e re niset drejt Ukrainës, organizuar nga Kardinali Krajewski Ngarkesë e re niset drejt Ukrainës, organizuar nga Kardinali Krajewski 

Ukraina: "shoferë të guximshëm" drejt Khersonit me ndihmën e re

Edhe Poliklinikën Gemelli Françesku e këshilloi ta mbështesë popullsinë e prekur nga lufta, duke udhëzuar Dikasterin e Shërbimit të Bamirësisë të marrë masa për nisjen e ndihmave të reja drejt zonën së dëmtuar rëndë pas shkatërrimit të digës Nova Kakhovka, rreth një javë më parë.

R. SH. - Vatikan

Në zemrën ukrainase të Romës, domethënë në Bazilikën e Shën Sofisë, vazhdon pa pushim puna e shumë vullnetarëve, që vuajnë nga lufta e cila nuk do të pushojë në vendin e Evropës Lindore. Këtu, Dikasteri për Shërbimin e Bamirësisë, me mandatin e Papës Françesku, që sapo u kthye në Vatikan pas shtrimit të tij në Poliklinikën Gemelli, solli ndihma për t'i ndarë në Kherson, zonë e dëmtuar rëndë pas shkatërrimit të digës Nova Kakhovka, rreth një javë më parë.

Në ndihmë të popullatës ukrainase

Një ngarkesë me sapun, pelena, ushqime të konservuara që do të transportohen nga "shoferë të guximshëm", siç i quajti kardinali Konrad Krajewski, lëmoshtar i Papës. Ngarkuar mbi një kamion përskaj të cilit valëvitet flamuri i Ukrainës. “Edhe kur ishte akoma në Spitalin Gemelli, Françesku - kujton kardinali - nuk e harroi për asnjë çast Ukrainën, e në këto orë sidomos, popullsinë që vuan shumë në zonën e digës Kherson”. Për të u nis nga Roma kamioni i ngarkuar rëndë, i dërguar nga Ati i Shenjtë. Krajewski thotë se nga Kisha e Shën Sofisë kanë arritur në Ukrainë më se 106 të tillë.

Javën e ardhshme - kujton akoma - një kamion i ri ndihme do të niset nga Napoli, i ngarkuar kryesisht me ushqime të konservuara.

Përrua bamirësie dhe solidariteti, që nuk ndalet, edhe pse ka kaluar më se një vit nga fillimi i konfliktit.

17 qershor 2023, 12:40