Kërko

Spitali Gemelli, në Romë Spitali Gemelli, në Romë  (AFP or licensors)

Papa në Gemelli, pasqyra klinike, në përmirësim; kursi, i rregullt

Ekipi mjekësor që ndjek gjendjen shëndetësore të Papës pas operacionit të laparotomisë dhe operacionit plastik të murit të barkut me proteza njofton, përmes një note publikuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, se Françesku, pas mëngjesit, nisi të lëvizë "duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës në një kolltuk e “duke qenë, kështu, në gjendje të lexojë disa gazeta dhe të rifillojë punën. Vazhdon pushimi: nata e dytë kaluar në qetësi

R. SH. - Vatikan

Gjendja shëndetësore e Papës në spital përmirësohet vazhdimisht pas operacionit, ushqehet dhe punon në një kolltuk. Ekipi mjekësor bën me dije se kuadri klinik është në përmirësim progresiv dhe ecuria postoperative, e rregullt. Pas mëngjesit, Shenjtëria e Tij filloi të lëvizte, duke kaluar pjesën më të madhe të mëngjesit në një kolltuk. 

Përmes një note Salla e Shtypit e Vatikanit njofton, se kuadri klinik "përmirësim në vijim” dhe kurs "i rregullt" post-operativ. Ky, mendimi i ekipit mjekësor, që po ndjek Papën Françesku pas operacionit në Poliklinikën Gemelli, më 7 qershor, për laparotomi dhe operacione plastike të murit të barkut me proteza. Në notën e përhapur nga  fundi i paradites nga Salla e Shtypit e Vatikanit, shkruhet se Papa, pasi hëngri mëngjesin, "filloi të mobilizohej, duke kaluar pjesën më të madhe të paradites në një kolltuk. Kjo - lexojmë - i krijoi kushtet e përshtatshme për të lexuar gazetat dhe për të rinisur hapat e para të punës!”.

Që sot në mëngjes, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa e kishte kaluar qetësisht edhe natën e dytë pas operacionit. Dje, 8 qershor, Françesku kaloi një ditë pushimi, i ushqyer me një dietë të lëngshme. "Parametrat hemodinamikë dhe respiratorë janë të qëndrueshëm. Ecuria pas operacionit, e rregullt" - pohoi personeli mjekësor në një deklaratë të lëshuar në mbrëmje.

Po në këtë shënim thuhej se pasditen e djeshme, në Solemnitetin e Korpit të Krishtit, ashtu si edhe sot në mëngjes, Papa mori Kungimin Shenjt Eukaristik.

Më pas i telefonoi nënës së fëmijës, të cilin e pati pagëzuar gjatë shtrimit të dytë për bronkit infektiv, në fund të marsit të kaluar, me rastin e vizitës së tij në departamentin e onkologjisë pediatrike të Gemelli-t. Gruaja, Marcela, kishte shkuar dje pasdite në Poliklinikë për t’i shprehur afërsinë Papës së shtruar dhe për t'i uruar shërim të shpejtë. Ati i Shenjtë, “i prekur” nga dashuria e saj, i telefonoi për ta falënderuar.

Françesku i telefonon nënës së Miguel Ángel, foshnjës së pagëzuar në Gemelli

 Salla e Shtypit e Vatikanit kujtoi edhe se dje paradite Papa "u njoftua për mesazhet e afërsisë dhe të dashurisë, arritur orët e fundit dhe shprehu mirënjohjen, duke kërkuar të vazhdojnë lutjet për të". Të panumërta, urimet që vijojnë t’i arrijnë Papës për shërim të shpejtë: duke nisur nga Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella, Konferencat Ipeshkvnore të vendeve të ndryshme si edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe Episkopatet e tjera, përfaqësuesit politikë dhe kulturorë e deri tek besimtarët e thjeshtë e tek pacientët e vegjël të Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë, të cilët bënë një sërë vizatimesh për Papën, duke shtuar   shënimin “Mos ki frikë. Ne jemi me Ju!”. E edhe nënshkrimin, Giorgio, Mia, Samuel dhe Chiara.

Kësaj vale dashurie iu shtua edhe ajo e nënës së vogëlushit Miguel Ángel, fëmijës së pagëzuar nga Papa në Gemelli, në mars, në shtrimin e dytë për bronkit infektiv, gjatë një vizite në departamentin e onkologjisë pediatrike, për ta falënderuar Atin e Shenjtë e për t’i uruar shërim të shpejtë.

09 qershor 2023, 11:23