Kërko

Kardinali Kevin Farrell, që sot kryetar i Gjykatës së Kasacionit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit Kardinali Kevin Farrell, që sot kryetar i Gjykatës së Kasacionit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit  

Papa emëron kardinalin Farrell kryetar të Gjykatës së Kasacionit

Françesku emëroi sot, 2 qershor, kardinajtë Zuppi, Lojudice dhe Gambetti gjyqtarë të rinj të Gjykatës së Kasacionit; dy femra gjyqtare dhe avokatin Venerando Marano, ndihmës president i Gjykatës së Vatikanit. Të gjitha detyrat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2024

R. SH. - Vatikan

Emërime të reja të Papës, sot, 2 qershor, në aparatin e drejtësisë të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Françesku emëroi Kardinalin Kevin Joseph Farrell, Prefekt i Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën dhe Camerleng i  Kishës së Shenjtë Romake, kryetar të Gjykatës së Kasacionit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit.

Tre kardinaj u zgjodhën gjyqtarë të rinj të së njëjtës gjykatë: Matteo Maria Zuppi, kryeipeshkëv i Bolonjës; Augusto Paolo Lojudice, kryeipeshkëv i Siena-Colle di Val d'Elsa-Montalcino; Mauro Gambetti, Vikar i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për qytetin e Vatikanit.

Emërohen gjithashtu gjyqtarë të Gjykatës së Kasacionit të sipërpërmendur Antonia Antonella Marandola, profesoreshë e së Drejtës së Procedurës Penale në Universitetin e Sannios dhe Chiara Minelli, profesoreshë e së drejtës kanonike në Universitetin e Brescias.

Gjithnjë sot, Françesku emëroi nënkryetar të Gjykatës së Vatikanit avokatin Venerando Marano, ish-gjyqtar i së njëjtes Gjykatë, e cila aktualisht kryesohet nga Giuseppe Pignatone. Vendimi hyn në fuqi më 1 janar 2024.

02 qershor 2023, 13:12