Kërko

2023.06.08 Disegno bambini ospedale per il Papa 2023.06.08 Disegno bambini ospedale per il Papa

"Ne jemi me ty": e gjithë bota mblidhet rreth Françeskut

Mesazhe të shumta afërsie dhe urimi për një shërim të shpejtë i kanë mbërritur Papës nga të gjitha anët e botës, në momentin që u përhap lajmi për shtrimin e tij në spital në Poliklinikën Gemelli në Romë për një operacion laparotomie. Dioqeza e Romës dhe konferencat episkopale të kontinenteve të ndryshme, shoqatat dhe lëvizjet kishtare sigurojnë lutjet. Dashuria dhe solidariteti i Kishës katolike në trevat shqiptare

R. SH. - Vatikan

"Mos ki frikë, ne jemi me ty". Përmes një postimi në Twitter Papa Françesku merr inkurajimin e fëmijëve të shtruar në spital si ai, por në spitalin pediatrik Bambino Gesù, në Romë, që Papa e njeh mirë. Një ditë pas një ndërhyrjes kirurgjike në bark, mesazhe urimi për shërbimin e shpejt, afërsie dhe mbështetje vijnë nga anë e mbanë botës.

Nga Shqipëri, Franca dhe SHBA:  Zoti e ndihmoftë Papën në këtë sprovë

Pas deklaratës së djeshme për shtyp të ipeshkvijve italianë, të cilët e siguruan Papën për lutjet dhe dashurinë e Kishave në Itali "në këtë moment të mëtejshëm sprove", duke i uruar shërim të shpejtë, shumë Konferenca Ipeshkëvnore nga mbarë bota i dërgojnë përshëndetjet e tyre Atit të Shenjtë Françeskut.

“Mbarë Kisha në Tiranë-Durrës bashkohet në lutje, duke kërkuar hire, bekime dhe shërim sa më të shpejt për Papa Françeskun! Ja besojmë veçanërisht Virgjërës së Ngushëllimit!”, shkruan kryeipeshkvi Tiranë-Durrësit, në një postim në FB, imzot Arjan Dodaj.

Ipeshkvijtë francezë shkruajnë: “Zoti e përkrahtëë në sprovat e tij dhe e forcoftë në misionin e tij”. Presidenti i Konferencës së Ipeshkvijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Imzot Timothy P. Broglio, u drejtohet kështu besimtarëve duke kujtuar Atin e Shenjtë : "Ndërsa Papa Françesku po shërohet nga operacioni, ai përforcohet nga feja në fuqinë shëruese të Zotit tonë të mëshirshëm. Ju lutemi kujtojeni në lutjet tuaja, sot dhe çdo ditë, Papën Françeskun dhe të gjithë ata që janë në spital. Jezusi ecën gjithmonë me ne dhe është edhe më afër kur kemi nevojë për shërim dhe ngushëllim."

Dashuria e Kishës së Amerikës Latine

Nëpërmjet një mesazhi të shkurtër të nënshkruar nga Imzot Jaime Spengler, presidenti dhe nga Imzot Lizardo Estrada Herrera, sekretar i përgjithshëm i CELAM, Këshilli Episkopal i Amerikës Latine i fton besimtarët t’i luten Zotit për shërimin e Papa Françeskut, të cilin ipeshkvijtë e Amerikës Latine e shoqërojnë "me afërsi dhe dashuri gjatë shërimit". "Falënderojmë Zotin që [operacioni] shkoi pa komplikime - shkruajnë ipeshkvijtë e CELAM - dhe i ftojmë të gjithë popujt e Amerikës Latine dhe Karaibeve të bashkohen në lutje për shërimin e shpejtë dhe të plotë të Papës Françeskut tonë të dashur." Virgjëreshës Mari , "nëna e butësisë dhe ngushëllimit për të sëmurët", Këshilli Episkopal i Amerikës Latine i kërkon të mbrojë dhe përforcojë Papën në mënyrë që ai "të vazhdojë të na udhëheqë si bari universal dhe të përforcojë unitetin tonë".

Kisha e Perusë në lutje

Në veçanti, ipeshkvijtë peruan, nëpërmjet presidentit të tyre, Imzot Miguel Cabrejos Vidarte, u kërkojnë besimtarëve t’i luten Zotit që Papa Françesku të shërohet shpejt. "Lutja personale dhe komunitare e Popullit të Zotit është forca jonë më e madhe në përballimin e problemeve shëndetësore të Atit tonë të Shenjtë Françesku", pohon Imzot Vidarte.

08 qershor 2023, 12:32