Kërko

Funeral në Kiev Funeral në Kiev 

Papa: Ukraina vuan shumë, të lutemi për kthimin e paqes

Vuajtjet, që jetohen çdo ditë në Ukrainë për shkak të luftës dhe nevojën e lutjes për hirin e paqes. Këtë theksoi Françesku duke folur me besimtarët pas katekizmit e duke kujtuar vlerën e Rruzares në këtë muaj kushtuar Marisë

R. SH. - Vatikan

Në përshëndetjet drejtuar shtegtarëve në përfundim të katekizmit të audiencës së përgjithshme të kësaj të mërkure, Papa Françesku kujtoi rishtas luftën e pandërprerë në Ukrainë dhe nevojën e lutjes për fundin e saj. "Ne të gjithë i lutemi Zotit për Ukrainën e torturuar, ku njerëzit vuajnë shumë, vuajnë shumë atje. Të lutemi për të plagosurit, për fëmijët, për ata që kanë vdekur, për kthimin e paqes".

Polakëve: t'ia besojmë problemet e botës martirit Bobola

Duke përshëndetur shtegtarët polakë, veçanërisht grupin e impenjuar për të mbrojtur jetën e Vëllazërisë "Małych stópek", Papa kujtoi se dje Kisha në Poloni përkujtoi Shën Andrew Bobola-n, meshtar jezuit martir e, më pas, mendimet e tij shkuan përsëri tek lufta.

"Atij - kujtoi - ia besojmë të gjitha çështjet e vështira të atdheut tuaj e edhe të vendeve të tjera, veçanërisht çështjen e paqes në Ukrainë".

Ta themi Rruzaren, për të  gëzuar paqen

Së fundi, duke iu drejtuar besimtarëve arabishtfolës, Françesku nënvizoi vlerën e lutjes, veçanërisht për të kërkuar ndërmjetësimin e Virgjërës Mari, duke kujtuar se posaçërisht në muajin maj thuhet Rruzarja "përmbledhje e gjithë historisë së shëlbimit tonë”.

E në përfundim Papa rikujtoi “se Rruzarja Shenjte është armë e fuqishme kundër së keqes dhe mjet i frytshëm për të fituar paqen e vërtetë në zemrat tona”.

17 maj 2023, 12:46