Kërko

Auditori i Rrugës  Conciliazione:  Forumi i Shoqatave Familjare Auditori i Rrugës Conciliazione:  Forumi i Shoqatave Familjare  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa: të rinj pa punë e gra skllave të punës. Familja është ardhmëria

Papa Françesku merr pjesë në takimin e tretë të Gjendjeve të Përgjithshme të Lindjeve, organizuar nga Forumi i Shoqatave familjare, në Auditorin Conciliazione në Romë: “Lindja e fëmijëve është tregues kryesor i shpresës së një populli”. Pranë Atit të Shenjtë, kryeministrja italiane Meloni. “Duhen politika largpamëse, pa gjerdhe ideologjike”, këshillon Papa, “lindja e fëmijëve dhe mirëpritja e tyre nuk duhet t’i kundërvihen kurrë njëra-tjetrës”

R. SH. - Vatikan

Në fjalimin e tij, në edicionin e tretë të Gjendjeve të Përgjithshme të Natalitetit, mbajtur sot në Romë, Papa Françesku kujton: “Nuk mund ta pranojmë pasivisht faktin se shumë të rinj, që përpiqen për realizimin e ëndrrës së tyre familjare, detyrohen ta ulin shiritin e dëshirës, ​​duke u kënaqur me surrogate private e mediokre” e, nga lodhja e tyre shpirtërore, krijojnë “shoqërinë e lodhjes”. Atëhere lindja e fëmijëve dhe mirëpritja e tyre “tregojnë qartë sa lumturi ka në shoqëri”. “Fëmijët nuk janë pasuri individuale, por njerëz, që kontribuojnë në rritjen e të gjithëve, duke sjellë pasuri njerëzish e breznish”.

Papa: ta ushqejmë shpresën është veprim shoqëror, familja është zgjidhja

Papa kujton dy fakte. Flet për një zonjë, që mban një qen të vogël në një karrocë dhe një zonjë tjetër që, në një audiencë kërkon bekimin e qenit të saj të vogël. Si kujton këtë, Françesku shton: "E qortova. Shumë fëmijë kanë uri".

Kështu e hapi Papa Françesku fjalimin në edicionin e tretë të State General of the Natality, në Romë. Pas fjalës së hapjes të kryeministres të Italisë, Giorgia Meloni, e cila mbrojti të drejtën dhe bukurinë e lindjes së një fëmije, që shteti duhet ta mbrojë, Papa theksoi:

“Sot të sjellësh në botë një fëmijë, perceptohet si detyrë për familjet. E kjo, fatkeqësisht, kushtëzon mendësinë e breznive të rija, të cilat rriten në pasiguri, nëse jo në zhgënjim dhe frikë”.

Papa kujtoi fjalën krizë, për të cilën kishte folur edhe kryeministrja Meloni dhe nënvizoi: nga kriza nuk mund të dalësh i vetëm, as njësoj. E, në vijim, flet për problemet praktike "që sfidojnë politikën, mbasi e shohin të gjithë se tregu i lirë, pa masat e domosdoshme korrigjuese, bëhet i egër dhe prodhon situata dhe pabarazi gjithnjë e më të rënda".

Sot vërehet një kulturë armiqësore kundër familjes - thekson Papa - kjo që po jetojmë sot. E më të dëmtuarat janë gratë që “skllave të rregullës së punës selektive, që e pengon amësinë”.

Si e thekson këtë, Papa shton:

"Prandaj duhen politika largpamëse. Duhet të përgatisim terren pjellor, që të lulëzojë pranvera e re e ta lëmë pas shpine këtë dimër demografik. E, duke parë se terreni është i përbashkët, pasi shoqëria dhe e ardhmja janë të përbashkëta, është e nevojshme ta përballojmë problemin së bashku, pa barriera ideologjike dhe qëndrime të paracaktuara”.

Familja - vijoi Papa - "nuk është pjesë e problemit, por zgjidhja e tij".

Duhet hedhur basti për familjen sepse "nuk mund të pranojmë pasivisht që kaq shumë të rinj të luftojnë për të realizuar ëndrrën e tyre familjare dhe të detyrohen ta ulin shiritin e dëshirës, ​​duke u kënaqur me surrugate private e mediokre"e duke krijuar, në vend të lodhjes së brendshme, “shoqërinë e lodhjes”. Pra ardhja e fëmijëve dhe mikpritja e tyre “na zbulojnë sesa lumturi ka në shoqëri”.

Atëhere mund të themi se "sfida e natalitetit është një çështje shprese”. Por, kujdes, shpresa nuk është, siç mendohet shpesh, optimizëm, nuk është  ndjenjë e paqartë pozitive për të ardhmen. Nuk është as iluzion a emocion; është virtyt konkret" dhe "ushqehet me përkushtimin e të gjithëve për të mirën, rritet kur ndihemi pjesëmarrës në përpjekjen për t’i dhënë kuptim jetës sonë dhe të të tjerëve". Bibla na kujton se shpresa nuk zhgënjen.

 Papa flet edhe për "Gjendjen e Përgjithshme të Natalitetit" "kantier ku nuk punohet me komision, sepse dikush paguan, por ku të gjithë punojnë së bashku pikërisht sepse të gjithë duan të shpresojnë". Ndaj Papa bën thirrje të mos dorëzohemi para një buzëqeshjeje kompromisi sepse "pikërisht në shkretëtirat më të shkreta Zoti hap shtigje të reja" e se "shpresa na thërret të shkojmë për të gjetur zgjidhje që i japin formë një shoqërie të denjë për çastin historik, që po jetojmë, kohë krize e përshkuar nga një mori padrejtësish. Lufta është njëra nga këto”.

Në përfundim Françesku thekson:

"Fëmijët nuk janë pasuri individuale, por njerëz që japin ndihmesën në rritjen e të gjithëve, duke sjellë pasuri njerëzore dhe breznore. E krijimtari në zemër të prindërve, që duhet "të ndihen të thirrur në detyrën e madhe të rigjenerimit të shpresës, të fillimit të proceseve që i japin hov e jetë Italisë, Evropës, botës. Që të na sjellin shumë fëmijë”.

12 maj 2023, 12:36