Kërko

 Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, pas shtegtimit në Humgari Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, pas shtegtimit në Humgari 

Françesku, i sapokthyer nga Hungaria, lutet në Santa Maria Maggiore

Mbrëmë, pasi arriti në Romë nga Hungaria, si zakonisht në përfundim të çdo shtegtimi apostolik, Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u gjunjëzua rishtas në lutje para ikonës së Zojës Salus Populi Romani. Në përfundim të vizitës, u kthye në Vatikan.

R. SH. - Vatikan

Avioni, me të cilin Papa rikthej në Romë nga Hungaria, ku ishte për vizitë që më 28 prill, preku tokën italiane në Aeroportin e Fiumicinos mbrëmë, në orën 19.25. Si zakonisht, në përfundim të çdo shtegtimi apostolik, Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u gjunjëzua në lutje para Zojës. I shprehte, kështu, mirënjohjen për suksesin e tri ditëve të vizitës në Budapest, ngarkuar me takime të frytshme. Pas lutjes u kthye në Vatikan.

Lajmi u njoftua nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

01 maj 2023, 09:45