Kërko

Pasojat e ndeshejve të reja ndërmjet izraelitëve e palestinezëve Pasojat e ndeshejve të reja ndërmjet izraelitëve e palestinezëve 

Papa: në Lindjen e Mesme: siguria nuk arrihet me armë

Në përshëndetjet pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Françesku bëri thirrje për ndërprerjen e dhunës ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, sepse me armë "shuhet çdo shpresë". E, ndërsa kujton ditën e sotme kushtuar Nënës, mendimet i shkojnë përsëri tek Ukraina e martirizuar

R. SH. - Vatikan

Armëpushimi të bëhet i qëndrueshëm e të heshtin armët! Françesku, në përshëndetjet pas Mbretëreshës Qiellore, bëri thirrje për Lindjen e Mesme, ku është rikthyer dhuna:

“Këto ditë ishim përsëri dëshmitarë të ndeshjeve të armatosura ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, në të cilat humbën jetën njerëz të pafajshëm, edhe gra e fëmijë. Uroj që armëpushimi i sapoarritur të bëhet i qëndrueshëm e armët të heshtin, sepse me armë nuk do të arrihet kurrë siguria dhe stabiliteti; përkundrazi, do të vazhdojë të shkatërrohet çdo shpresë për paqe”.

Maria i lehtësoftë vuajtjet e Ukrainës

Papa, më pas, duke kujtuar festën e sotme të nënës dhe të të gjitha nënave “atyre që janë ende mes nesh, e edhe atyre, që shkuan në parajsë”, ia besoi Marisë, duke kaluar më pas, në teatrin e një lufte tjetër dramatike:

“Asaj i drejtohemi duke kërkuar t’i lehtësojë vuajtjet e Ukrainës së martirizuar dhe të të gjitha kombeve të plagosura nga luftërat e nga dhuna”.

Në përfundim, përshëndetja drejtuar Caritas Internationalis, i cili dje zgjodhi presidentin e ri. Françesku e uroi të ecë "përpara me guxim në rrugën e reformës".

14 maj 2023, 13:01