Kërko

Papa Françesku në audiencën e përgjithshme Papa Françesku në audiencën e përgjithshme

Papa: maji qoftë muaji i lutjes për paqen dhe i fundit të luftës

Françesku, në përshëndetjet pas audiencës së përgjithshme, i lutet përsëri Marisë për ndërmjetësim, që të marrë fund dhuna në Ukrainë. Europa ndërtoftë “ura paqeje ndërmjet popujve” dhe "përfshiftë dallimet e i mirëpritët ata, që trokasin në dyert e saj", theksoi gjatë katekizmit. Ndërsa në përshëndetjen polakëve, iu drejtua rishtas Zojës, duke i kërkuar për gjithë Evropën "këmbëngulje në fe, unitet dhe bashkëpunim harmonik, e mbi të gjitha, paqe, veçanërisht në Ukrainën fqinje"

R.SH. - Vatikan

“Qoftë muaji maj, kushtuar Marisë, koha për të thënë ‘Rruzaren për paqen’”. Këtë u kërkoi Françesku besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, gjatë përshëndetjeve në gjuhë të ndryshme, pas audiencës së përgjithshme, kur kujtoi edhe "Zojën e Fatimës, që u kërkoi tre barinjve të vegjël ta thonë për ditë "Rruzaren për paqen në botë dhe fundin e luftës”.

Paqe në Ukrainë

Pastaj, duke iu drejtuar besimtarëve polakë dhe “kushërinjve të tij "hungarezë, rikujtoi shtegtimin e fundit në Budapest për të nënvizuar, se sa "kuptimplote" është që Polonia dhe Hungaria "e shpallën Marinë, Mbretëreshën e tyre":

“Lutjuni të ndërmjetësojë për vendet tuaja dhe për gjithë Evropën, duke    kërkuar këmbëngulje në fe, unitet dhe bashkëpunim harmonik, por sidomos paqe, veçanërisht në Ukrainën fqinje. Ju bekoj nga thellësia e zemrës”.

Lutja drejtuar Marisë

Në katekizmin e sotëm Papa kujtoi thirrjen e Evropës "për të ndërtuar ura paqeje ndërmjet popujve", siç është ajo “e bukura”, ura humanitare që shtrihet nga Hungaria, në Ukrainë. Një Evrope që të "përfshijë dallimet dhe të mirëpresë ata që trokasin në dyert e saj".

E Papa u lut përsëri për ndërmjetësimin e Marisë që t’i rrënjosë "zemrat tona në dashurinë e Zotit" dhe të ndihmojë "për ndërtimin e urave të paqes në botë": Në përfundim, fjalët aktuale besimplote:

“Asaj, Nënës së ngushëllimit dhe Mbretëreshës së Paqes, ia besojmë popullsinë martire të Ukrainës”.

03 maj 2023, 13:08