Kërko

Papa Françesku në audiencën me ipeshkvijtë italianë, pjesëmarrës në Takimin Kombëtar të përfaqësuesve dioqezanë të Rrugës Sinodale Italiane Papa Françesku në audiencën me ipeshkvijtë italianë, pjesëmarrës në Takimin Kombëtar të përfaqësuesve dioqezanë të Rrugës Sinodale Italiane

Papa, ipeshkvijve italianë: “jo” logjikës së pushtetit, Kisha s'është për pak vetë

Në sallën Pali VI, Françesku u jep disa udhëzime pjesëmarrësve në Takimin Kombëtar të përfaqësuesve dioqezanë të Rrugës Sinodale Italiane: të vazhdojnë udhën duke e dëgjuar njëri-tjetrin, duke favorizuar bashkëpërgjegjësinë e ipeshkvijve, meshtarëve dhe laikëve, si edhe duke promovuar të rinjtë, gratë e të varfërit: për sa kohë prania e tyre mbetet sporadike "Kisha do të jetë vetëm për pak vetë"

R.SH. – Vatikan

“Ta kuptosh se të gjithë janë bashkëpërgjegjës në Kishë nuk do të thotë të zbatosh logjika të kësaj bote për ndarjen e pushtetit, por të kultivosh dëshirën për ta njohur tjetrin në pasurinë e karizmave dhe të individualitetit të tij”. Këtë tha sot Papa Françesku në audiencën me ipeshkvijtë italianë, pjesëmarrës në Takimin Kombëtar të përfaqësuesve dioqezanë të Rrugës Sinodale Italiane.

 “Kështu – vërejti Ati i Shenjtë Bergoglio – mund të gjejnë vendin e tyre të gjithë ata, që ende kanë vështirësi për t’u njohur nga Kisha, ata që nuk kanë zë, ata të cilëve u mbulohet zëri e madje, heshtohen, ose injorohen, ata që e ndiejnë veten të papërshtatshëm, ndoshta, sepse kanë ndërmarrë rrugë të vështira a të ndërlikuara në jetë. Por, duhet ta kujtojmë: Kisha duhet ta bëjë të dukshme zemrën e Zotit; zemër e hapur për të gjithë – vijoi Papa. – Duhet ta pyesim veten sa u japim hapësirë dhe sa i dëgjojmë me të vërtetë në bashkësitë tona zërat e të rinjve, të grave, të të varfërve, të të zhgënjyerve, të të plagosurve nga jeta e të atyre, që janë zemëruar me Kishën. Derisa prania e tyre do të mbetet sporadike në kuadrin e jetës kishtare, Kisha nuk do të jetë sinodale, do të jetë Kishë për pak vetë”.

25 maj 2023, 15:55