Kërko

Papa takohet me nënat Papa takohet me nënat  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa: familja, ilaç kundër varfërisë dhe dimrit demografik

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, themeluar nga OKB-ja, kushtuar këtë vit "Tendencave demografike dhe familjeve", Papa, përmes një Twitteri në faqen e tij të internetit @Pontifex, kërkon që "në të gjitha vendet të promovohen politika sociale, ekonomike dhe kulturore ‘mike të familjes’ dhe ‘të mikpritjes së jetës"

R. SH. - Vatikan

"Familja është ilaçi kryesor kundër varfërisë, materiale dhe shpirtërore, si dhe kundër dimrit demografik". Kështu shkruan Papa Françesku sot, në një Tewiter, në faqen e tij të internetit @Pontifex, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes 2023, themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1989, kremtuar për herë të parë në vitin 1993, në prag të Vitit Ndërkombëtar 1994. Është e nevojshme - shkruan përsëri Ati i Shenjtë - që të promovohen politika sociale, ekonomike dhe kulturore “mike të familjes”e të mikpritjes së jetës!  

Në Itali, në vitin 2022, vetëm 393 mijë të sapolindur

Tema e zgjedhur nga OKB-ja për këtë Ditë 2023 është “Prirjet demografike dhe familjet”. Siç u shpreh vetë Françesku, duke folur të premten në mëngjes, 12 maj në edicionin e tretë të Shteteve të Përgjithshme të Natalitetit,  promovuar nga Forumi i Shoqatave Familjare, në Itali, në vitin 2022 kishte "vetëm 393,000" të porsalindur. Është shifra më e ulët që nga bashkimi i Italisë, për herë të parë nën 400 mijë lindje në një vit.

Lindjet janë tregues i shpresës së një populli

Me këtë rast Papa shprehu shqetësimin e tij për rënien demografike që karakterizon gjithë Evropën, sepse “lindja e fëmijëve është treguesi kryesor i shpresës së një populli”. Françesku shprehu të njëjtin shqetësim për kulturën e sotme, “armike” e familjes, së cilës i duhet t’i kundërvihemi duke sjellë jetë të reja në botë. E duke kapërcyer edhe – shpjegoi - "kushtëzimet pothuajse të pakapërcyeshme për gratë": "më të dëmtuarat" e "skllavet e kësaj pune selektive". Ja pse “duhen politika largpamëse”, të cilat përgatisin terren pjellor “për të lulëzuar një pranverë të re dhe për ta lënë pas nesh këtë dimër të akullt demografik”.

Këtë theksoi Papa duke këshilluar që askush të mos i kundërvihet kurrë "lindjes dhe mirëpritjes së foshnjeve".

15 maj 2023, 12:42