Kërko

Metropoliti rus Antonij përshëndet Papën në audiencën e përgjithshme Metropoliti rus Antonij përshëndet Papën në audiencën e përgjithshme

Metropoliti rus Antonij përshëndet Papën në audiencën e përgjithshme

Kryetari i Departamentit për marrëdhëniet e jashtme kishtare të Patriarkanës së Moskës ishte sot i pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë katekizmit të Françeskut. Dje, takimi me Imzot Claudio Gugerotti-n, prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore

R.SH. - Vatikan

Metropoliti Antonij i Volokolamsk, kreu i Departamentit për marrëdhëniet kishtare të jashtme të Patriarkanës së Moskës, ishte i pranishëm sot në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë audiencës së përgjithshme, i ulur pranë kardinalit Lazzaro You Heung-sik, prefekt i Dikasterit për Klerin. Në fund përshëndeti Papën, me të cilin bisedoi përzemërsisht për disa çaste. Françesku, siç bën zakonisht në këto takime, puthi Panahinë e tij, medaljonin me figuren e Nënës së Zotit, që varin në kraharor metropolitët ortodoksë. Më pas, i dhuroi metropolitit një medalje të papnisë, ndërsa Antonij ia ktheu me një Panaghia në një peshtaf.

Dje Metropoliti Antonij takoi, në Romë, Kryeipeshkvin Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore.

Siç lexohet në faqen e internetit të Departamentit për marrëdhëniet e jashtme kishtare të Patriarkanës së Moskës, Antonij mbërriti në Itali më 1 maj "me bekimin" e Patrikut të Moskës Kirill "për një vizitë të shkurtër pune". Gjatë takimit me Imzot Gugerotti-n, mbajtur në selinë e Dikasterit, "u diskutua një mori çështjesh me interes të anasjelltë” - thuhet në faqen e internetit.

03 maj 2023, 13:15