Kërko

2018.09.21 Card. Pietro Parolin 2018.09.21 Card. Pietro Parolin 

Kardinali Parolin: të reja të rezervuara për misionin e paqes të Selisë së Shenjtë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit foli sërish për nismën në Ukrainë, kujtuar nga Papa pas kthimit të tij nga Budapesti - gjatë vizitës në një ekspozitë në Lateran kushtuar Don Milanit. Për figurën e prijësit të Barbianës, kujtoi: “Shpesh në kishë njerëzit fillimisht nuk kuptoheshin, as nuk vlerësoheshin, më pas rifituan një rol shembullor”. Ngjarje të dhimbshme, por është mirë që ndër to dallohen shenjat e Shpirtit"

R. SH. - Vatikan

"Po, ka lajme, por natyrisht në nivel konfidencial. Megjithatë besoj se çështja është shpjeguar dhe se do të vazhdojë të shpjegohet". Kardinali Pietro Parolin u përgjigjet edhe një herë pyetjeve të gazetarëve për “misionin” e Selisë së Shenjtë lidhur me paqen në Ukrainë, të cilin Papa Françesku e preku gjatë intervistës në avion, në fluturimin e kthimit nga Budapesti. Mision, për të cilin qeveritë e Moskës dhe Kievit, përmes funksionarëve, pohuan ditët e fundit se nuk ishin në dijeni dhe as se kishin marrë komunikime specifike për këtë çështje.

Misioni i Paqes

Një javë më parë, në paraqitjen e një libri në Universitetin Lumsa, Sekretari i Shtetit të Vatikanit pati pohuar këndvështrimin e tij për këtë çështje, duke shprehur "habinë" për reagimin e Rusisë dhe të Ukrainës pasi “me sa di unë, ata ishin në dijeni” - pohoi - “Të dyja palët”. "Ju e dini se si shkojnë punët; në mes të labirintit të burokracisë mund të ndodhë që komunikimet të mos arrijnë aty ku besohet” - shtoi. Sot, më 10 maj, në  përurimin e ekspozitës fotografike kushtuar Don Lorenzo Milanit, një shekull pas lindjes së tij, kardinali shpjegoi se nuk është fjala për “për përgënjeshtrim” dhe se për misionin pati e ka të reja edhe gjatë ditëve në vijim, “në nivel konfidencial”, kuptohet.

Kujtimi i don Milanit

Nga ana tjetër, i pyetur për figurën e don Milanit, kritikuar dhe kundërshtuar në jetë e pas vdekjes nga përfaqësues të ndryshëm të kishës, Kardinali Parolin pohoi: “Në kishë ka ndodhur shpesh që në fillim njerëzit të mos kuptoheshin e të mos vlerësoheshin. Pastaj, në dritën e asaj që kishin bërë, rifituan një rol shembullor në zemër të Kishës”. Historia e don Milanit, pra, “nuk është e vetmja” - nënvizoi kardinali - Sigurisht, pranoi ai - "ngjarje të tilla janë gjithnjë të dhimbshme, për shkak të vështirësisë për t’i kuptuar gjërat e reja që sjell Shpirti Shenjt në Kishë. Por kjo është pjesë e përmasës njerëzore të Kishës, ndaj nuk duhet të shkandullohemi shumë. “E bukura megjithatë - shtoi ai - është se dimë t’i rikuperojmë dhe t’i njohim shenjat e Shpirtit dhe veprën e tij tek këta njerëz që u paraprijnë shenjave të kohërave".

Atentati Gjon Palit II

Nuk mungoi, në fjalët e Sekretarit të Shtetit, as kujtimi i atentatit kundër Gjon Palit II në Sheshin e Shën Pjetrit, pak ditë para 42-vjetorit, më 13 maj: “Isha prift i ri, por e mbaj mend mirë përshtypjen që bëri ky fakt dhe, mbi të gjitha përpjekja për të ditur kush fshihej pas tij e çfarë kuptimi kishte” - komentoi kardinali Parolin. “Ishte çast  prove të madhe për Kishën tentativa për jetën e Papës e, prej këndej, edhe çast hutimi të madh”.

10 maj 2023, 12:58