Kërko

Dita e Nënës: Papa, t’i kujtojmë të gjitha me mirënjohje dhe dashuri

“T’i kujtojmë me mirënjohje dhe dashuri të gjitha nënat: ato që janë ende me ne dhe ato që kanë shkuar në parajsë”. Kështu Papa Françesku gjatë lutjes së sotme mariane të kushtuar Mbretëreshës Qiellore , kremtuar në mesditë Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

R. SH. - Vatikan

Një përshëndetje e posaçme për të gjitha nënat e botës, me rastin e festës së nënës, kremtuar në mbarë botën. Ua drejtoi Papa Françesku sot, kur në shumë vende u kremtua Festa e Nënës. Dëshiroj t’i kujtoj me mirënjohje e dashuri  të gjitha nënat - pohoi Papa Françesku - duke ia besuar mbrojtjes së Marisë, Nënës sonë qiellore. E mendimi i Atit të Shenjtë shkoi menjëherë edhe tek nënat, që kaluan në jetën tjetër e na shoqërojnë nga qielli.

Në përfundim, urimi:

“Ju uroj të gjithëve të diel të gëzuar. E, ju, lutem, mos harroni ta thoni një uratë për mua!”.

14 maj 2023, 15:43