Kërko

Shtëpia e Mësuesit Hyjnor në përfundim të Ushtrimeve Shpirtërore Shtëpia e Mësuesit Hyjnor në përfundim të Ushtrimeve Shpirtërore   (Vatican Media)

Ushtrimet shpirtërore: Papa e fton Kurien t'i jetojë "personalisht"

Sivjet takimi tradicional i Kreshmëve nuk do të mbahet në Shtëpinë e Mësuesit Hyjnor, në Ariccia. Françesku u kërkon bashkëpunëtorëve të tërhiqen personalisht në lutje nga 26 shkurti, deri më 3 mars, duke e pezulluar punën.

R. SH. - Vatikan

Ashtu si në vitin 2022, edhe për Kreshmët e sivjetme, Papa u kërkon kardinajve që banojnë në Romë, krerëve të Dikastereve dhe eprorëve të Kuries Romake "t’i jetojnë ushtrimet shpirtërore në mënyrë personale, duke pezulluar punën dhe duke iu kushtuar lutjes nga pasditja e së dielës, 26 shkurt - deri në pasditen e së premtes, 3 mars”, java e parë e kohës së përgatitjes për Pashkë. Lajmi u dha nga Salla e Shtypit e Vatikanit, njëherësh me njoftimin se gjatë asaj jave të gjitha angazhimet e Papës, duke përfshirë edhe audiencën e përgjithshme të së mërkurës, 1 mars, do të pezullohen.

Që nga fillimi i papnisë, Papa Françesku pati zgjedhur Shtëpinë e Mësuesit Hyjnor, të drejtuar nga Paulinët, në Ariccia, si vend për t'u tërhequr së bashku me Kurien për Ushtrimet Shpirtërore. Gjatë dy viteve të fundit Pandemia e Covid-19 e kushtëzoi takimin e Kreshmëve. Edhe vitin e kaluar, për shkak të vazhdimësisë së urgjencës epidemiologjike, nuk u bë e mundur që ushtrimet të jetoheshin  bashkërisht.

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot të 6 Marsit, Papa u pati kërkuar besimtarëve ta shoqëronin shpirtërisht, atë dhe Kurien Romake, gjatë ditëve në të cilat - pati pohuar - "ne i lartojmë drejt Zotit, me lutjet tona, të gjitha nevojat e Kishës dhe të familjes njerëzore".

20 janar 2023, 13:00