Kërko

2023.01.18 Udienza Generale 2023.01.18 Udienza Generale

Papa, rruga e bamirësisë do t'i afrojë komunitetet e krishtera

Papa: "në Javën e Lutjes për Unitetin e të Krishterëve, ju ftoj të falënderojmë Zotin për shërbimin që vëllezërit tanë të Besimeve (Rrëfimeve) të tjera bëjnë në favor të më nevojtarëve. Kjo rrugë e dashurisë bamirëse do të na afrojë gjithnjë e më shumë, duke e dashur dhe imituar Krishtin Bariun e Mirë”

R. SH. / Vatikan

"Në Javën e Lutjes për Unitetin e të Krishterëve, ju ftoj të falënderojmë Zotin për shërbimin që vëllezërit tanë të Besimeve (Rrëfimeve) të tjera bëjnë në favor të më nevojtarëve. Kjo rrugë e dashurisë bamirëse do të na afrojë gjithnjë e më shumë, duke e dashur dhe imituar Krishtin Bariun e Mirë”. Kështu tha Papa Françesku në audiencën e sotme të përgjithshme, duke përshëndetur shtegtarët e gjuhës portugeze.

Sot “në fillim të ‘Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve’, ftoj secili prej jush të lutet dhe të punojë që mes të gjithë besimtarëve në Krishtin të afirmohet gjithnjë e më shumë rruga drejt bashkimit të plotë dhe në të njëjtën kohë ju inkurajoj të angazhoheni, me përkushtim të plotë dhe në çdo mjedis të jetës, të jeni ndërtues të pajtimit e paqes”, shtoi Papa në përshëndetjen drejtuar besimtarëve të gjuhës italiane.

18 janar 2023, 11:40