Kërko

GMG Lisbona 2023 GMG Lisbona 2023

Papa vullnetarëve të Ditës Botërore të Rinisë 2023: ju jeni forca e Kishës

Papa Françesku dërgon një video mesazh, në spanjisht, me rastin e ditës botërore të vullnetarëve për të folur mbi bujarinë e të gjithë atyre që mbështesin veprimin e Kishës me punën e tyre vullnetare. "Vullnetariati- pohon Ati i Shenjtë - është një hir prej Zoti"

R. SH. - Vatikan

"Vullnetariati është një 'forcë shpërthyese' që ju mundëson të dilni jashtë skemës për të arritur diçka". Papa Françesku u drejtohet vullnetarëve të Ditës Botërore të Rinisë (DBR-së)YD 2023, e cila do të mbahet nga 1 deri më 6 gusht 2023 në Lisbonë, Portugali, me një video mesazh në spanjisht për t'i falënderuar, me rastin e Ditës së djeshme Botërore të Vullnetarëve, për "bujarinë e tyre", për "bujarinë e çdo vullnetari. ", ata që janë "një forcë e Kishës, shprehje e misionit të Kishës", sepse janë ata që e ruajnë dhe kultivojnë veprimin e Kishës me "punën e tyre vullnetare".

Vullnetari kujdeset dhe realizon projekte

“Një nga gjërat që më prek më shumë kur vizitoj disa Kisha – është fillimi i mesazhit të Papës – është fuqia e vullnetariatit. Po, kemi ipeshkvin, priftin, murgeshat, laikët dhe gjithë të tjerët, por vullnetariati krijon unitet”. Të shumta janë cilësitë e vullnetarit të renditura nga Papa Françesku, sepse vullnetariati “kultivon dhe realizon projekte”. Papa jep shembuj konkretë, si ai i vullnetariatit me të sëmurët, “burra e gra që janë aty pranë gjithë ditën, të gatshëm për të ofruar kohën e tyre në shërbim të të sëmurëve. Vullnetariati është bekim prej Zotit. Ju lutemi, pranojeni me gjithë forcën tuaj”.

https://youtu.be/EZ_1Rhh4G98
06 dhjetor 2022, 09:19