Kërko

Delegacioni i Çmimit “Nënë Tereza” Delegacioni i Çmimit “Nënë Tereza” 

Ati i Shenjtë: t'i ndihmosh të tjerët është afërsi e krishterë

Në ditëlindjen e tij, Françesku pret delegacionin e Çmimit Nënë Tereza, "gruas së guximshme që u bëri ball stuhive të vërteta, ngarkuar me errësirë shpirtërore, duke vazhduar të lutet!”.

R. SH.  - Vatikan

Trashëgimia e Nënë Terezës është gjithnjë plot me “mesazhin e varfërisë, mesazhin e afërsisë, mesazhin e vëllazërisë, mesazhin e lutjes”. Me këto fjalë Françesku priti delegacionin e Çmimit që mban emrin e Nënë Terezës, kësaj gruaje “guximtare” - nënvizoi Papa - e cila “kaloi stuhi të vërteta shpirtërore ngarkuar me errësirë, duke e vazhduar lutjen”:

“Na ndihmoftë Nënë Tereza nga qielli për ta jetuar varfërinë me thjeshtësi e lutje. Kështu mund t’i ndihmojmë të tjerët, sepse kjo nuk është thjesht bamirësi; e mirë, por pagane. E krishterë është afërsia, bamirësia e shoqëruar me lutjen”.  

Françesku zgjodhi ditëlindjen e Tij të 86-të për t’i dorëzuar shenjën e mirënjohjes tre vetëve, që e jetuan dhe e jetojnë vërtetësisht bamirësinë për të varfërit më të varfër: françeskanes siriane Hanna Jallouf; endacakut Gian Piero, i njohur  me nofkën Wué dhe industrialistit italian Silvano Pedrollo. Papa u dorëzoi, më pas, në prani të rreth 20 motrave dhe 20 njerëzve të mirëpritur nga Misionarët e Bamirësisë në strehët e tyre, "Përkëdheljen e Nënë Terezës për të varfërit e botës”, një skulpturë të vogël në dukje, por shenjë e madhe mirënjohjeje për kujdestarët e njerëzve më të harruar nga bota!

17 dhjetor 2022, 12:31