Kërko

Papa me refugjatët ukrainas Papa me refugjatët ukrainas

Përqafimi i Papës me tre familje refugjatësh nga Ukraina

Para se të nisej për në Bahrein, në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, Françesku përshëndeti disa gra ukrainase me fëmijët e tyre, refugjatë të strehuar nga familjet italiane. I shoqëronte prefekti i Dikasterit për Bamirësinë, kardinali Konrad Krajewski

R.SH. - Vatikan

Sot, në Shtëpinë e Shën Martës, para se të shkonte në aeroport për t'u nisur në udhëtimin e tij të 39-të apostolik, që kësaj radhe e çon në Bahrein, Papa Françesku takoi tri familje refugjatësh nga Ukraina, të strehuar nga familje italiane. Është fjala për gruan e një popi ortodoks me dy fëmijë, ndërsa i shoqi e djali mbi 18 vjeç kanë mbetur në rajonin e Kropyvnytskyi, 150 km larg Mykolaiv. Të shoqëruar nga prefekti i Dikasterit për Bamirësinë, kardinali Konrad Krajewski, edhe një nënë 30-vjeçare me dy vajza 4 e 7 vjeç, ikur nga rajoni i Zaporizhzhias dhe një grua tjetër 53 vjeçare me të birin 13 vjeçar, që ka probleme fizike e me të ëmën 73 vjeçare nga Kievi.

03 nëntor 2022, 13:15