Kërko

Bahrein: Papa, sa më shumë që kërkohet pushteti, aq më shumë kërcënohet paqja"

Në Meshën e kremtuar në Stadiumin Kombëtar të Bahreinit, Papa foli për "pushtetin e Jezusit" e cila ёshtё dashuria ndaj tё gjithëve, madje edhe ndaj kundërshtarëve, dashuria qё e këput zinxhirin e së keqes dhe ndërton një botë prej vëllezërish. Në këtë botë ne shpesh shohim se sa më shumë që kërkohet pushteti, aq më shumë kërcënohet paqja"

R.SH. - Vatikan

Faleminderit “për dëshminë tuaj të butë dhe të gëzueshme të vëllazërimit, pёr farën e dashurisë dhe paqes sё mbjell në këtë tokë. Kjo ёshtë sfida që Ungjilli u jep çdo ditë komuniteteve tona të krishtera dhe secilit prej nesh”. Ky mesazhi që Papa Françesku u drejtoi të krishterëve të Gjirit Persik gjatë Meshës së Shenjtë kryesuar sot paradite në Shtetin Kombëtar të Bahreinit, në momentin qendror të ditës se tretë të këtij udhëtimi apostolik.

Nё kremtimin e Meshёs, kryesuar nga Papa, morёn pjesё 30.000 besimtarë jo vetëm nga Bahreini, por edhe nga tre vendet e tjera që përfshihen në Vikariatin Apostolik të Arabisë Veriore - Kuvajti, Katari dhe Arabia Saudite – si dhe nga vende të tjera të rajonit. Një turmë besimtarësh e përbërë kryesisht nga emigrantë të krishterë nga Azia, Afrika dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, të cilët nё Gjirik Persik shpesh detyrohen tё punojnë në situata e kushte jashtëzakonisht të vështira. “Unë ju sjell dashurinë dhe afërsinë e Kishës universale, e cila ju shikon dhe ju përqafon, ju do dhe ju inkurajon – u tha Papa Françesku  tё pranishmëve nё kremtimin Eukaristik –. Virgjëra e Shenjtë, Zoja e Arabisë, ju shoqëroftë në udhëtimin tuaj dhe ju ruajtë gjithmonë në dashurinë ndaj të gjithëve”.

“Pushteti i Krishtit është dashuria. Edhe Ai na jep po të njëjtën fuqi, tё njëjtin pushtet, fuqinë për të dashur, për të dashur në emrin e tij, për të dashur siç ka dashur Ai. Pa kufi. Duajini dhe duajini gjithmonë të gjithë”, kështu tha Papa Françesku në predikimin gjatë Meshës në Stadiumin Kombëtar të Bahreinit duke u nënvizuar fjalёt e Jezusit që "të duam dhe t’i duam gjithmonë të gjithë", Jezusi ёshtё i vetmi princ që e ka paqen si pushtet tё tij, prandaj paqja ёshtё edhe përgjigje e krishterë ndaj së keqes sё pësuar.

“Jezusi – komentoi Papa – nuk është irenik, por realist: ai flet në mënyrë tё qartё për njerëzit e këqij dhe armiq. Ai e di se brenda marrëdhënieve tona njerёzore ka një luftë të përditshme midis dashurisë dhe urrejtjes”. Por, përballë një situate të tillë, ai guxon të propozojë një “përgjigje të habitshme, të befasishme, të guximshme. Jezusi u kërkon njerëzve guximin për të rrezikuar pёr diçka që duket një humbje. Ai na kërkon të qëndrojmë gjithmonë, besnikërisht, nё dashuri, pavarësisht gjithçkaje, edhe përballë së keqes dhe armikut”.

Jezusi - vazhdoi Papa Françesku - nuk na kërkon "të ëndërrojmë në mënyrë irenike një botë të gjallëruar nga vëllazëria, por të angazhohemi duke u nisur nga vetja, duke filluar të jetojmë konkretisht dhe me guxim një vëllazëri universale, duke këmbëngulur në të mirën edhe kur pësojmë të keqen, duke thyer spiralen e hakmarrjes, duke çarmatosur dhunën, duke çmilitarizuar zemrën”. Dhe kёtё duhet ta bëjmë me një dashuri që shtrihet përtej rrethit të atyre që janë më të afërt me ne.

“Vetë kjo tokë – vërejti Papa – është një imazh i gjallë i bashkёjetesёs së diversitetit, i botës sonë të karakterizuar gjithnjë e më shumë nga migrimi i përhershëm i popujve dhe nga pluralizmi i ideve, zakoneve e traditave. Është e rëndësishme, pra, ta pranojmё këtë provokim nga Jezusi: 'nëse i doni ata që ju duan, çfarë shpërblimi keni? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe tagrambledhësit?' . Sfida e vërtetë, pёr të qenё bijë tё Zotit dhe pёr të ndërtuar një botë vëllezërore, është të mësosh të duash të gjithë, madje edhe armikun”.

"Në këtë botë ne shpesh shohim se sa më shumë që kërkohet pushteti, aq më shumë kërcënohet paqja". Kështu pohoi akoma Papa Françesku në predikimin e tij gjatë Meshës sё kremtuar në stadiumin kombëtar në Bahrein. "Në shumë pjesë të botës - tha Papa - ne shohim ushtrime pushtetesh që ushqehen me shtypje e dhunë, që kërkojnë të rrisin hapësirën e tyre duke kufizuar atë të të tjerëve, duke imponuar sundimin e tyre dhe duke kufizuar liritë themelore, duke shtypur të dobëtit". 

05 nëntor 2022, 13:37