Kërko

Vizita në Asti Vizita në Asti 

Papa në Asti: qytetar nderi, përshëndet besimtarët nga papamobili

Ditën e dytë në zonën e Astit, Françeskut iu dorëzua nënshtetësia e nderit të kryeqytetit nga kryebashkiaku Maurizio Rasero, në kurien ipeshkvnore, ku kaloi natën. Më pas përshkoi 1.7 kilometra deri në katedrale, për Meshën në qendër të qytetit, ku ishin mbledhur më shumë se 20.000 vetë. Këtu po kryeson kremtimin e Solemnitetit të Krishtit Mbret i Universit, të Ditës Botërore të Rinisë dhe të Engjëllit të Tënzot.

R. SH. - Vatikan

Dita e dytë e Papës Françesku në Asti, ajo publike, pas privates të së shtunës, kaluar në gjirin e të afërmve dhe të moshuarve në një shtëpi pushimi, filloi në kurien ipeshkvore, ku është i ftuar e ku u takua me kryebashkiakun e Astit, presidentin e Rajonit të Piemontes, Alberto Cirio dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore. Kryebashkiaku Maurizio Rasero i dorëzoi nënshtetësinë e nderit Papës “për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen në botë dhe mesazhet e përditshme të solidaritetit dhe të vëllazërisë kundër të gjitha formave të diskriminimit", vlera të parashikuara edhe nga Statuti i Qytetit të Astit, e edhe për Lidhjen e vazhdueshme me zonat e Astit dhe të Piemontit, siç dëshmohet nga vazhdimësia e kontakteve me familjen dhe institucionet, e përfaqësuar simbolikisht nga thesi i vogël me tokën e Astit, marrë nga Bricco Marmorito.

Në papamobil nga Kuria ipeshkvnore, në Katedrale

Pas këtij çasti të parë publik, Françesku vijoi rrugëtimin me papamobil mes njerëzve, që mbushën plot qendrën e Astit qysh nga orët e para të mëngjesit. Nga Kuria Papa përshkoi 1.7 kilometra, për të arritur në Piazza Catena ku e prisnin të gjymtuarit dhe të sëmurët. Mbërriti në katedrale rreth orës 10.30 për të kremtuar Meshën në solemnitetin e Krishtit Mbret i Universit, Ditën Botërore të Rinisë që kremtohej në Dioqezë dhe më pas, Engjëllin e Tënzot. I ndjekur nga 25,000 vetë, 4,000 prej të cilëve janë në katedralen e madhe dhe shumë të tjerë në hapësirat e ngritura jashtë me ekrane gjigante.

20 nëntor 2022, 11:33