Kremtimet e Papës për kohën e Krishtlindjes
R. SH. - Vatikan
Më 24 dhjetor, Mesha e Natës së Krishtlindjes, kremtuar nga Papa, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 19.30. Takimi shënohet në Kalendarin e Kremtimeve liturgjike papnore, botuar sot nga Salla vatikanase e Shtypit Edhe sivjet Papa do të kremtojë më heret, ashtu siç pati bërë në vitin 2020, e po ashtu edhe në vitin 2021, për shkak të kufizimeve shkaktuar nga Covidi,
Urbi et Orbi
Përveç Meshës së 24 dhjetorit, në kalendarin e kremtimeve të Papës është edhe bekimi “Urbi et Orbi”- Romës e Botës - më 25 dhjetor, në orën 12.00, nga lozha Qëndrore e Bazilikës së Shën Pjetrit.
Më 31 dhjetor, në Solemnitetin e së Shenjtnueshmes Nënës së Zotit, në Bazilikën e Vatikanit, në orën 17.00, Papa do të kryesojë Mbrëmësoret e para dhe Lutjen e fundvitit “Te Deum”, drejtuar Zotit, për ta falënderuar për vitin e kaluar.
Kremtimet e janarit
Të dielë, më 1 janar, në Solemnitetin e Marisë, Nënës së Shenjtnueshme të Zotit dhe Ditës Botërore e Paqes, Papa do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Vatikanit, në orën 10.00.
Gjithnjë në Bazilikën e Vatikanit më 6 janar, në orën 10, kremtimi i Meshës në Solemnitetin e Dëftimit të Zotit.
Së fundi, më 8 janar, Festa e Pagëzimit të Zotit, Papa do të kryesojë Meshën Shenjte, gjatë së cilës do të pagëzojë disa fëmijë, në Kapelën Sikstine.