Kërko

Fëmijët në audiencën e përgjithshme Fëmijët në audiencën e përgjithshme

Dy fëmijë pranë Papës, gjatë audiencës: “T’i afrohemi Zotit kështu, në liri”

Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, një episod jashtë programit. Dy fëmijë u ngjitën në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, për të shkuar tek Ati i Shenjtë, i cili i përgëzoi për guximin. “Na dhanë shembullin si duhet t’i afrohemi Zotit”, nënvizoi Françesku

R.SH. – Vatikan

         Episod jashtë programit gjatë audiencës së sotme të përgjithshme të Papës Françesku, para fillimit të katekizmit. Dy fëmijë u ngjitën në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, për t’iu afruar Atit të Shenjtë, i cili vetëm disa çaste më parë, i përshëndeti besimtarët duke u thënë: “Bën pak ftohtë sot, por është bukur”. Duke komentuar gjestin spontan të fëmijëve, Papa vërejti: “Këta nuk kërkuan leje, nuk thanë ‘kam frikë’, erdhën këtu drejtpërdrejt; kështu duhet të jemi edhe ne me Zotin, të drejtpërdrejtë”.

         “Ata – shtoi Papa – na dhanë shembullin si duhet të sillemi me Hyjin. Të ecim përpara se Ai na pret gjithmonë. Më bëri mirë të shoh besimin e këtyre dy fëmijëve: shembull për ne të gjithë. T’i afrohemi Zotit kështu, në liri!”

09 nëntor 2022, 15:56