Kërko

Papa: tё ecim së bashku, përjashtimi i emigrantëve është vepёr kriminale

Në Meshën kremtuar nё Sheshin e Shёn Pjetrit për kanonizimin e Scalabrinit dhe Zatti-t, Papa Françesku kujton shembullin e këtyre shenjtorëve të rinj: t’i përfshijmë të gjithë njerёzit, duke i shembur muret e brendshme dhe liruar nga paragjykimet, pёr të rizbuluar veten si vëllezër , e të kultivojmë mirënjohjen. Pastaj një mendim tjetër i Papёs për "Ukraina e torturuar" dhe për ata që ikin nga lufta: na bën të vuajmë shumë dhe na shtyn të hapim zemrat tona.

R.SH. – Vatikan

Sheshi i Shën Pjetrit, nё Vatikan, nё festё, i mbushur me mbi tridhjetë mijë besimtarë të ardhur nga vende të ndryshme, ashtu siç ёshtё nё festё Kisha universale që pasurohet me dy shenjtorë të rinj: Giovanni Battista Scalabrini dhe Artemide Zatti, shpallur sot nga Papa Françesku. Në Meshën e Shenjtë kremtuar për kanonizimin e të lumturve, Papa Bergoglio në predikimin e tij u ndal në dy aspekte: ecja së bashku dhe falënderimi.

Papa bëri thirrje të kapërcehet tundimi i vetmjaftueshmёrisё për të qenë vërtet një Kishë 'sinodale' dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse. Më pas Ati i Shenjtё Bergoglio nënvizoi rëndësinë që ka çdo ditë falënderimi e mirënjohja, duke i kapërcyer pakënaqësitë dhe indiferencat që – tha ai – “na i shëmtojnë zemrat". Një mendim të veçantë Papa ia kushtoi përjashtimit të emigrantëve, duke pohuar se është “skandaloz, i neveritshëm, mëkatar, kriminal”. Së fundi, mendimet e Papёs për migrimin shqetësues në Evropë dhe atë të ukrainasve që ikin nga lufta.

Tё ecim së bashku, pasi të gjithë kemi nevojë për shërim

Papa Françesku komentoi fragmentin e Ungjillit tё kёsaj sё diele të 28-të gjatë vitit kishtar nga Luka, qё flet pёr shërimin e dhjetë të gërbulurve dhe për tё vetmin falënderim që lind nga samaritani. Nuk bëhet asnjë dallim mes tij, konsiderohej nga hebrenjtë si "një lloj heretiku" dhe nëntë të tjerëve. Të sëmurët nga gërbula – e cila ishte një plagë fizike por edhe një sëmundje sociale, siç kujtoi Papa - ecin së bashku, "ata shprehin britmën e tyre ndaj një shoqërie që i përjashton". Më pas, ai që pikërisht vihej në shënjestër si njё “i huaj” i vërtetë, bëhet pjesё e grupit. Sepse, saktësoi Papa, "sëmundja e zakonshme dhe brishtësia shkaktojnë rënien e barrierave":

Kur jemi të sinqertë me veten, kujtojmë se të gjithë jemi të sëmurë në zemër, se të gjithë jemi mëkatarë, të gjithë kemi nevojë për mëshirën e Atit Hyjnor. Dhe më pas ndalojmë së ndari veten e tjerët në bazë të meritave, roleve që mbulojmë apo ndonjë aspekti tjetër të jashtëm të jetës, dhe muret e brendshme, paragjykimet bien. Kështu, më në fund, ne rizbulojmë njër-tjetrin si vëllezër.

"Feja e krishterë na kërkon të ecim gjithmonë së bashku me të tjerët, të mos jemi kurrë njerёz qё ecin të vetmuar; feja na fton gjithmonë të dalim nga vetvetja  e tё shkojmë drejt Zotit dhe drejt vëllezërve tanë, të mos mbyllemi kurrë në vetvete; tё kërkojmё e të njohim pёrherё nё jetёn tonë nevojën për shërim dhe falje, dhe t’i bashkёndajmë brishtësitë e atyre që janë afër nesh, pa u ndjerë superior”.

Kështu tha Papa Françesku në predikimin e Meshёs sё sotme kremtuar paradite për kanonizimin e ipeshkvit Giovanni Scalabrini dhe bashkëpunëtorit salezian Artemide Zatti.

Gjatё Meshёs solemne kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa duke komentuar Ungjillin e ditës mbi historinë e dhjetë tё gërbulurve të shëruar, foli për "sinodalitetin" e Kishёs. “Le të pyesim veten – tha Papa – se sa jemi vërtet komunitete të hapura dhe gjithëpërfshirëse ndaj të gjithëve; nëse mund të punojmë së bashku, meshtarё dhe laikë, në shërbim të Ungjillit; nëse kemi një qëndrim mikpritës – jo vetëm me fjalë, por me gjeste konkrete – ndaj atij qё është larg nesh dhe ndaj të gjithë atyre që na afrohen, duke u ndjerë të papërshtatshëm për shkak të rrugëve të tyre të trazuara të jetës”.

Dhe në vazhdim Papa shtoi një reflektim mbi migrantët: ju lutem pranoni gjithmonë, dëbimi i migrantëve është skandaloz, në të vërtetë është kriminal, i bën ata të vdesin para nesh dhe kështu përjashtimi i emigrantëve bёhet i neveritshëm, sepse ata përfundojnë në kampet tё ndryshme ku shfrytëzohen si skllevër, po ne – pyeti Papa - a mendojmë për emigrantët dhe ata që i lejojmë tё hyjnё a i presim si vëllezër apo i shfrytëzojmë?

Papa më pas nënvizoi rëndësinë e falënderimit ndaj Zotit: “Mosmirënjohja është një sëmundje e shëmtuar shpirtërore: të marrësh gjithçka si diçka tё duhur, duke përfshirë fenё, madje edhe marrëdhënien tonë me Zotin, deri në atë pikë sa të bëhemi të krishterë që nuk dinë më të mahniten, që nuk dinë më si të thonë "faleminderit", që nuk tregohen mirënjohës, që nuk dinë t’i shohin mrekullitë e Zotit. Dhe, kështu, ne përfundojmë duke menduar se gjithçka që fitojmë çdo ditë është e natyrshme dhe e duhur. Mirënjohja, tё dish të thuash "faleminderit", na sjell të pohojmë praninë e Zotit-dashuri. Dhe gjithashtu të njohim rëndësinë e të tjerëve, duke kapërcyer pakënaqësinë dhe indiferencën që na shëmtojnë zemrat".

Dhe shenjtorët e rinj në këtë janë një shembull i vërtetë: "Ipeshkvi Scalabrini, i cili themeloi një kongregatë rregulltare për kujdesin e emigrantëve, pohoi se në ecjen e përbashkët të atyre që emigrojnë nuk duhet parë vetëm probleme, por edhe një plan tё Provanisё sё Zotit". E Papa Françesku sërish kërkoi të hapim zemrën për emigrantët ukrainas, "të mos e harrojmë Ukrainën e stërmunduar" nga lufta. Dhe pastaj "vëllai salezian Artemide Zatti ishte një shembull i gjallë i mirënjohjes: i shëruar nga tuberkulozi, ai ia kushtoi gjithë jetën duke falënderuar të tjerët, duke qenё mirënjohës, duke shëruar të të sëmurët me dashuri dhe përzemërsi njerëzore. Thuhet se e ka parë të mbante trupin e tij të pajetë mbi shpatullat e tij nga një prej njerëzve tё tij të sëmurë. Plot mirënjohje për atë që kishte marrë, deshi të thoshte "faleminderit" e tij duke marrë mbi vete plagët e të tjerëve".

09 tetor 2022, 13:05