Papa Françesku zgjat Sinodin: dy seanca në vitin 2023 dhe 2024
R.SH. - Vatikan
Udhëtimi sinodal i Kishës është në zemër tё Papёs Françesku, por kërkon pёr "të mos nxituar". Kёshtu e theksoi vetё Papa Bergoglio këtë në fund të lutjes mariane tё Engjëllit, kremtuar nё mesditё në Sheshin e Shën Pjetrit, duke kujtuar se më 10 tetor të vitit të kaluar u hap faza e parë e Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, me temën "Për një Kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje , misioni”. “Që atëherë – shpjegon Ati i Shenjtё – faza e parë e Sinodit po zhvillohet në Kishat e veçanta vendore, me dëgjim dhe shoshitje.
“Frytet e procesit sinodal tё Kishёs që ka filluar janë të shumta, por për të arritur pjekurinë e plotë duhet të mos nxitohemi” dhe pёr “të pasur një kohë më të gjatё e tё qetё shoshitjeje a shqyrtimi, kam vendosur që ky kuvend sinodal i Kishёs do të zhvillohet në dy seanca: e para nga 4 deri më 29 tetor 2023 dhe e dyta në tetor tё vitit 2024”.
"Unë besoj se ky vendim - njoftoi Papa Françesku sot gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot, kremtuar nё mesditё nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan - mund të favorizojë kuptimin e sinodalitetit si një dimension konstituiv tё Kishës dhe të ndihmojë të gjithë ta jetojnë atë në një udhëtim vëllezërish dhe motrash që dëshmojnë gëzimin e Ungjillit”.
“Sinod” do të thotë “ecje së bashku”. E vërtetë, barinj shpirtëror e besimtarët laikë nga çdo anë e botës, nëpërmjet Kishave vendore dioqezane, gjatё rrugëtimit Sinodal tё Kishёs, përuruar solemnisht nga Papa nё Bazilikёn e Shёn Pjetrit, pritet të sjellin në Romë zërin e Kishave të veçanta nga mbarë bota, për tё ndihmuar ecjen udhës së Ungjillit e tё vëllazërimit, me vështrimin përherë të përqendruar në Jezu Krishtin.
“Sinodi– thotë Papa Bergoglio – ka qenë dhe ёshtё një eksperiencë e madhe, gjatë së cilës përjetohet Sinodaliteti e Kolegjialiteti, e na ofron njё rast tё volitshëm pёr ta ndier akoma mё shumё forcën e Shpirtit Shenjt Zot që e udhëheq dhe përtërinë përherë Kishën, e cila është ftuar, pa hezitim, të marrë përsipër kujdesin për tё dёgjuar, pёr t’i kuruar plagët e njerëzimit e për të ndezur sërish shpresën për shumë njerëz të pashpresë”.
Në saje të forcës së Zotit, e krishteri shikon realitetin e sotëm e të ardhshëm, në dritën e Zotit, e orvatet me guxim t’iu përgjigjur sfidave të reja të panumërta. Sigurisht, siç pohoi Papa Françesku “fara që është mbjell, gjatë këtij Sinodi, do të kultivohet mё tej nga Kisha, me durim e dashuri”. Kisha i mban dyert e hapura, pa përjashtuar askënd.