Papa, lutja rruzares për t'ia besuar Marisë Virgjër Ukrainën dhe ata që vuajnë nga lufta
R.SH. - Vatikan
Lufta në Ukrainë dhe shkatërrimi i saj, por edhe vuajtjet e popujve që jetojnë në lëkurën e tyre pasojat e konfliktit u kujtuan edhe njё herё nga Papa Françesku. Pas lutjes sё Engjëllit Tёnzot, Ati i Shenjtё Françesku kujtoi iniciativën "Një milion fëmijë lusin Rruzaren për paqen në botë", promovuar nga fondacioni ‘Ndihmё për Kishën që Vuan’, nismë e programuar për këtё tё martë më 18 tetor, dhe tha:
Faleminderit të gjithë djemve dhe vajzave që marrin pjesë! Ne bashkohemi me ta dhe ia besojmë popullin e torturuar ukrainas dhe popujt e tjerë që vuajnë nga lufta dhe të gjitha format e dhunës dhe mjerimi ndërmjetësimit të Zojës sё Bekuar.
Mjerimi që është në qendër të Ditës Botërore të Refuzimit të Mjerimit dhe që bie nesër. "Të gjithë - pohoi Papa - mund të japë një dorë për një shoqëri ku askush nuk ndihet i përjashtuar sepse është i varfër".
Të Lumturit e rinj, barinj sipas zemrës së Krishtit
Së fundi, Papa kujtoi lumturimin, sot pasdite në Boves, në provincën e Kuneos, Itali, të don Giuseppe Bernardit dhe don Mario Ghibaudos, famullitar dhe ndihmës famullitar, të vrarë për urrejtje ndaj fesё në vitin 1943. Papa Françesku nxiti të shohim dëshminë e tyre tё afërsisë ndaj besimtarëve në një moment tejet tё vështirë.
Në rrezikun ekstrem ata nuk e braktisën popullin që u ishte besuar, por e ndihmuan deri në derdhjen e gjakut, duke ndarë fatin tragjik të qytetarëve të tjerë, të shfarosur nga nazistët. Shembulli i tyre e nxittë te priftërinjtë dëshirën për të qenë barinj sipas zemrës së Krishtit, gjithmonë përkrah popullit të tyre. Një duartrokitje për të lumturit e rinj!