Kërko

Papa: gëzohem për hapjen e qendrës katolike-hebraike në Lublin

Papa: nevoja për të shqyrtuar jetën tonë, vlen edhe për popujt. Është e rëndësishme të njohësh historinë e atdheut për të zbuluar gjurmët e pranisë së Zotit në të. Kështu jam i kënaqur që të hënën e kaluar në Lublin (Poloni) u inaugurua Qendra për marrëdhëniet katolike-hebraike. Uroj që do të promovojë rritjen e trashëgimisë së përbashkët, jo vetëm të dy feve, por edhe të dy popujve”

R.SH. - Vatikan

"Nevoja për të shqyrtuar jetën tonë, vlen edhe për popujt. Është e rëndësishme të njohësh historinë e atdheut për të zbuluar gjurmët e pranisë së Zotit në të. Kështu jam i kënaqur që të hënën e kaluar në Lublin (Poloni) u inaugurua Qendra për marrëdhëniet katolike-hebraike. Uroj që do të promovojë rritjen e trashëgimisë së përbashkët, jo vetëm të dy feve, por edhe të dy popujve”. Kështu tha Papa Françesku në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur sot paradite, duke përshëndetur besimtarët polakë.

Qendra J. Heschel për Marrëdhëniet Katolike-Hebraike

Qendra J. Heschel për Marrëdhëniet Katolike-Hebraike,e inauguruar më 17 tetor në Universitetin Katolik ( KUL) të Lublinit kushtuar Gjon Palit II, “është një ngjarje historike dhe jam i bindur jo vetëm për universitetin tonë”, tha Mirosław Kalinowski, rektor i KUL dhe ka si shtylla mbi të cilat mbështetet veprimtaria: Bibla e përbashkët, e kaluara dhe e ardhmja e përbashkët.

Veprimtaria e kësaj Qendreje i referohet rrënjëve të përbashkëta biblike, historisë së përbashkët të të dy komuniteteve si dhe nevojës për t'i dhënë formë një të ardhme të bazuar në dialog dhe hapje ndaj multikulturalizmit”, shtoi rektori Kalinowski.

"Duke u përqendruar në aktivitetet shkencore dhe kërkimore, Qendra hapet ndaj çështjeve që lidhen me historinë, kulturën dhe trashëgiminë hebraike, si dhe me marrëdhëniet polake-hebraike përgjatë shekujve, përfshirë edhe ditët e sotme”, tha Ambasadori izraelit në Poloni, Yacov Livne në shkrim të posaçme mbi këtë ngjarje.

Rabini Abraham Skórka, mik i Papës Françesku për shumë vite, theksoi se Universiteti Katolik i Lublinit, me krijimin e Qendrës Heschel i dha një përgjigje pozitive thirrjes drejtuar hebrenjve dhe katolikëve për të ndryshuar rrjedhën e historisë, duke hapur dialogun që mundëson një të ardhme plot mirëkuptim të ndërsjellë, paqe dhe përzemërsi.

19 tetor 2022, 16:19