Kërko

Migranti Migranti

Papa: shën Giovanni Scalabrini na fton ti shikojmё emigrantët me sytë e Krishtit

Në kohën kur Scalabrini jetonte, mijëra italianë emigruan kryesisht në kontinentin amerikan. Pёrikisht pёr ata u interesua ipeshkvi që dje u lartua në nderimet e altarit, të cilin Papa sot e kujtoi duke u ndalur te tipari thellësisht ungjillor me të cilin Giovanni Scalabrini u qëndronte pranë emigrantëve: ai "i shikonte emigrantët me sytë e Krishtit".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite nё audiencё shtegtarët e familjes rregulltare Scalabriniane, "një asamble shumë e larmishme" e ardhur në Vatikan për Meshën e kanonizimit të ipeshkvit themelues Giovanni Battista Scalabrini. Misionarëve, motrave rregulltare misionare, misionarëve shekullarё dhe laikë, përfshirë edhe besimtarët e dioqezave të Komos e Piacenzës dhe një grup migrantësh nga vende të ndryshme, Papa u kujtoi hapjen e zemrës së karakterizonte shenjtin e ri, Giovanni Battista Scalabrini, i cili ishte aq i përkushtuar për emigrantët italianё.

"Të shikosh sot Giovanni Battista Scalabrinin do të thotë t'i shikosh sfidat e shumta që paraqiten nga migrimet aktuale në botë, e të pranosh thirrjen për  tё "kundërshtuar refuzimin me vëllazëri, indiferencën me solidaritetit".

Vëllazërimi përpara refuzimit, solidariteti para indiferencës

Në kohën kur Scalabrini jetonte, mijëra italianë emigruan kryesisht në kontinentin amerikan. Pёr ata u interesua ipeshkvi që dje u lartua në nderimet e altarit, të cilin Papa e kujtoi sot duke përmendur tiparin thellësisht ungjillor me të cilin u qëndronte pranë emigrantëve: Giovanni Battista Scalabrini "i shikonte me sytё e Krishtit".

"Stili i njё jete bujare" pa "kursyer burime fizike e ekonomike për të promovuar migrantët në çdo aspekt" na vjen pikërisht nga shembulli i Giovanni Scalabrinit, u tha Papa shtegtarëve të familjes rregulltare Scalabriniane duke u ndalur sërish sot te "çështja e migrimit, që edhe sot përbën një sfidë shumë të rëndësishme. Migrantёt theksojnë nevojën urgjente për të vënë vëllazërinë përpara refuzimit, solidaritetin pёrpara indiferencës. Sot çdo personi i pagëzuar – tha Papa - është i thirrur të pasqyrojë vështrimin e Zotit ndaj vëllezërve dhe motrave të tij emigrantë dhe refugjatë, të cilët janë të shumtë; për ta lënë shikimin e Zotit të zgjerojë shikimin tonë, falë takimit me njerëzimin që ёshtё nё vështirësi, përmes afërsisë konkrete, sipas shembullit të ipeshkvit Scalabrini".

Shenjtorë, secili në një mënyrë origjinal

Takimi me migrantët, tha Papa, është i frytshëm "sepse feja, shpresa dhe qëndresa jonë pranë emigrantëve mund të jenë një shembull dhe një nxitje për ata që duan të angazhohen për ndërtimin e një botë në paqe dhe të një mirëqenieje për të gjithë".

E Papa përfundoi me një nxitje drejtuar familjes rregulltare Scalabriniane, frymëzohuni nga Themeluesi juaj i Shenjtë, at i emigrantëve, i të gjithë emigrantëve. Karizma e tij e rigjallëroftë nё ju gëzimin për të qenë me emigrantët, për të qenë në shërbim të tyre dhe për ta bërë atë me fe, të gjallëruar nga Shpirti Shenjt Zot, me bindjen se në secilin prej mingrantëve takojmë Zotin Jezus”. E Papa kёrkoi qё: "Shenjtëria e Giovanni Battista Scalabrini" tё na pushtojё "me dëshirën për t’u bёrё shenjtorë edhe ne, secili në një mënyrë origjinale, unike, ashtu siç na ka krijuar dhe na do imagjinata e pafund e Zotit".

10 tetor 2022, 13:28