Kërko

Papa kujton Artemide Zatti, "i afërm i të varfërve", nesër shpallet shenjt

Përafërsisht një mijë shtegtarëve të pritur në sallën Pali VI, nё Vatikan, në pragun e kanonizimit të laikut saleziane Zatti, Papa Françesku thekson misionin e një jete kushtuar tërësisht të sëmurëve, të braktisurve, të flakurve: njeri qё gjithmonë me një buzëqeshje e dёshmoi Ungjillin në Patagoni

R.SH. - Vatikan

Artemide Zatti është "shenjti i parë jo-martir salezian që kanonizohet": ai pa "vetë Jezusin te jetimët, te të sëmurët dhe banorёt vendas", të cilët i trajtoi sikur të ishin "familja e tij", nënvizoi rektori i madh i Salezianёve tё Don Boskos, At Ángel Fernández Artime gjatë një paradite të veçantë në sallën Pali VI nё Vatikan kushtuar këtij dëshmitari feje në Krishtin e Ngjallur, i cili nesër do të ngrihet në nderime të altarit.

Shitës, edukatorë zemrash

Ai lindi në Boretto në provincën e Reggio Emilia, ishte një emigrant nga Italia në Argjentinë ku u takua dhe hyri në realitetin salezian të pranishëm në vendet më të vështira në Buenos Aires: "Në Buenos Aires - u kujtoi Papa Françesku pjesëmarrësve të shumtë të erdhur nga e gjithë bota - nuk shkuan në lagjen më të rëndësishme tё kryeqytetit, shkuan në Boca, ku ishin komunistët, socialistët, kundërshtarët e priftërinjve! Salezianët shkuan atje", si “edukatorë të mëdhenj të zemrës".

Besova, premtova, u shërova

Motoja e kanonizimit të Artemide Zattit është shprehja “Besova, Premtova, Shërova”, marrë nga kujtimet e tij. I sëmurë nga tuberkulozi, ai në fakt besoi në fjalët e babait të tij Evasio Garrone, i cili, duke parë se gjendja e tij po përkeqësohej, e ftoi t'i premtonte Zojёs Ndihёmtare (Marisë Ndihma  e të krishterëve) që t'i pёrkushtohej kujdesit të të sëmurëve dhe do të kishte fituar shërimin. Kështu ishte. Që atëherë, Artemida iu përkushtua pa rezerva vëllezërve të tij të sëmurë dhe nevojtarë, duke u bërë i afёrmi i tyre, gjithmonë me buzëqeshje dhe palodhshmёrisht i bashkuar me Zotin në lutje.

Bluza e bardhё  dhe biçikleta

Spitali është vendi ku manifestohet shenjtëria e këtij njeriu, me bluzën e bardhë dhe çantën me ilaçe, me rruzaren në njërën dorë dhe timonin e biçikletës në tjetrën. Tek të sëmurët, “misioni i tij i pёrzemёrt”, qё i vizitonte ditë e natë, sheh Zotin dhe duke i shërbyer, e di se po nderon Atin.

Spitalet, Bujtinat e Atit

Papa Françesku theksoi origjinën e varfër të familjes sё Artemide. Anёtarёt e familjes Zatti, ndryshe nga emigrantët e tjerë që mbërritën në Argjentinë, të cilët të impenjuar me punё dhe probleme, shpesh e humbën vlerёn e fesё, ishin një përjashtim. Ai "u rrit në një mjedis të shkëlqyer të krishterë dhe në Bahìa Blanca, falë udhëzimeve të At Carlo Cavalli, u vendos, me maturi, për jetën saleziane". “Ai ishte një i afërm, si njё familjar i të gjithë të varfërve”, theksoi Papa Bergoglio: “Spitalet e San Josè dhe Sant’Isidro” në Viedma dhe në rajonin e Rio Negro, falë tij u bënë vende rrezatimi të dashurisë së Zotit:

Në atë copë toke Patagoniane, ku rrjedh jeta e të Lumturit tanë, u rishkrua një faqe e Ungjillit: Samaritani i Mirë gjeti në të zemrën, duart dhe pasionin, mbi të gjitha për të vegjlit, të varfërit, mëkatarët, më tё fundmit e shoqёrisё . Kështu një spital u bë "Bujtina e Atit", shenjë e një Kishe që dëshiron të jetë e pasur me dhurata humanizmi dhe Hiri Tёnzot, shtëpi e urdhrit të dashurisë së Zotit dhe tё vëllait, vend i shëndetit si një premtim shpëtimi.

08 tetor 2022, 16:28