Kërko

Papa: varfëria nuk zgjidhet me ndihmё sociale por me punë

Papa: pjesëmarrësve në Konferencën e Fondacionit Centesimus Annus Pro Pontifice mbi temёn "Rritja gjithëpërfshirëse për të zhdukur varfërinë dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm për paqen", Papa Françesku u kujton se vetëm duke respektuar njerëzit në dinjitetin e tyre është e mundur të luftojmë "kundër të këqijave të spekulimeve" që "ushqejnë erërat e luftës" dhe kёrkon njё vështrim të ri në ekonomi, qё tek tjetri sheh një vëlla dhe jo një klient.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kёrkon edhe njё herё politika zhvillimore që e vendosin njeriun në qendër. "Rritja gjithëpërfshirëse gjen pikënisjen e saj në një vështrim që shkon përtej vetvetes, të lirë nga ndjekja e maksimizimit të fitimit. Varfëria nuk luftohet me ndihmё sociale, asistenca e anestezizon atë, por nuk luftohet e nuk mund tё zgjidhet në këtë mënyrë". Kështu tha Papa Françesku gjatё audiencës, sot paradite nё Vatikan, me pjesëmarrësit e Kongresit tё Fondacionit Centesimus Annus Pro Pontifice.

Vetëm me një këndvështrim të ri mbi botën, "nga ata që shohin në çdo burrë dhe grua që takojnë një vëlla dhe motër, pёr të respektuar kёshtu në dinjitetin e tyre, përpara se tё shohin vetëm një klient për të bërë biznes", do të jemi në gjendje tё luftojmë "kundër të këqijat dhe spekulimeve" që " ushqejnë erërat e luftës. Të mos shikosh kurrё askënd nga lart, ky është stili i çdo paqebërësi”, nёnvizoi Papa Françesku në audiencën e sotme me pjesëmarrësit e konferencës sё Fondacionit Centesimus Annus Pro Pontifice, me temën "Rritja gjithëpërfshirëse për të zhdukur varfërinë dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm për paqe".

Papa Françesku ripohoi atë që ka shkruar në enciklikën Laudato si': "Të ndihmosh të varfërit me para duhet të jetë gjithmonë një ilaç i përkohshëm për të përballuar emergjencat. Qëllimi i vërtetë duhet të jetë t'u mundësohet atyre një jetë dinjitoze përmes punës". “Zgjidhja është puna. Pra puna është dera e dinjitetit të njeriut”, shtoi Ati i Shenjtё Bergoglio.

08 tetor 2022, 11:53