Imzot Gallagher: paqja botërore e kërcënuar nga një luftë e padenjë për njeriun
R.SH. - Vatikan
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, Imzot Paul Richard Gallagher gjatё fjalёs sё mbajtur me rastin e Festёs Kombëtare të Republikës së Koresë, iu referua situatës aktuale gjeopolitike: konfliktet nuk zgjidhin problemet, diplomacia ndërkombëtare tё mendojё seriozisht dhe veprojё me vendosmёri. Gjithmonë e fortё, tha Imzot Gallagher, është dëshira e Papës për t’i vizituar zonat veriore të gadishullit Korean. "Sot është urgjente të promovohet një kulturë autentike e paqes, e bazuar në promovimin e dialogut në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, e cila mund të sigurojë bashkëjetesën paqësore të popujve": tha Kryeipeshkvi Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.