Kërko

Pescatori rapiti Mazara del Vallo Pescatori rapiti Mazara del Vallo

Papa Françesku: më shumë dinjitet punës së detarëve

“Ripohojeni dinjitetin marinarëve, të cilët shpesh jetojnë në kushte shfrytëzimi”: këtë u kërkon Françesku, në një letër, pjesëmarrësve në Kongresin e 25-të Botëror të Stella Maris - Apostullimi i Detit, që po mbahet në Glasgow nga 2 deri më 5 tetor. Papa kujton se nëntëdhjetë për qind e mallrave në botë transportohen me anije, gjë që mundësohet nga puna e përditshme e mbi një milion e gjysmë njerëzve

R.SH. - Vatikan

Kongresi i 25-të Botëror i Stella Maris – Apostullimit të Detit - që vijon  në Glasgow të Skocisë nga  2 deri më 5 tetor, është takimi i parë ballë për ballë, pas kufizimeve lidhur me pandeminë. “Ju krijoi, kështu, mundësinë ta festoni bashkërisht njëqindvjetorin e themelimit”. Kështu e nis Papa, në një letër, përshëndetjen dhe urimin drejtuar pjesëmarrësve, njëheresh me falënderimin “për dëshminë e besimit dhe veprat e panumërta të mëshirës  e të bamirësisë të shumë kapelanëve dhe vullnetarëve gjatë shekullit të kaluar për ata, që punojnë në detet tona dhe në rrugët tona ujore, për të mirën e ne  tё gjithёve.                                

Roli i Stella Maris

Françesku kujton se Stella Maris është  zhvilluar aq, sa të bëhet kapilare e t’u japë ndihmesë shpirtërore, psikologjike dhe materiale në anije dhe në breg, detarëve dhe personelit detar të kombësive dhe traditave të ndryshme fetare. Kujton gjithashtu se rreth nëntëdhjetë për qind e mallrave në botë transportohen me anije, gjë që mundësohet nga puna e përditshme e mbi një milion e gjysmë njerëzve. Shërbim i rënduar nga pandemia,  por i ndihmuar nga Stella Maris, shumë e dashur për Atin e Shenjtë, për të cilën shpreh afërsinë e tij.

Kujdes nga cënimi i dinjitetit në bashkësinë detare

Pavarësisht përparimeve në teknologji - shkruan akoma Papa - shumë detarë janë subjekt jo vetëm i sfidave që lidhen me ndarjen nga atdheu i tyre, por gjithashtu vazhdojnë të vuajnë nga një sërë kushtesh të padrejta pune dhe privimesh të tjera, të rënduara së fundmi nga pasojate ndryshimi i klimës:

“Veç kësaj, dëmtimi i mjediseve detare, si dhe i të tjerëve, prek në mënyrë  të shpërpjestuar motrat dhe vëllezërit tonë më të varfër dhe më të rrezikuar, mjetet e jetesës së të cilëve kërcënohen me zhdukje (krh. Laudato Si ', 48-52). Prandaj, besoj se Stella Maris nuk do të ngurrojë kurrë të tërheqë vëmendjen ndaj çështjeve që ia mohojnë shumëkujt brenda komunitetit detar dinjitetin njerëzor, dhuruar nga Zoti”.

03 tetor 2022, 14:17