Kërko

Tribunale dello Stato della Città del Vaticano Tribunale dello Stato della Città del Vaticano

Papa emëron Alessandro Diddi-n promotor të drejtësisë

Pranohet kërkesa për dorëheqje, paraqitur nga Gian Piero Milano. Carmignani Caridi, ekspert në të drejtën kanonike, emëruohet ndihmës promotor

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku pranoi dorëheqjen e paraqitur nga profesori Gian Piero Milano, promotor i drejtësisë i Shtetit të Vatikanit dhe emëroi, në vend të tij, Alessandro Diddi-n, profesor i së drejtës së procedurës penale në Universitetin e Kalabrisë, deri tani promotor ndihmës i drejtësisë. Lajmi njoftohet nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Njëkohësisht Papa emëroi ndihmës të drejtësisë profesorin Settimio Carmignani Caridi, ish-pedagog i së drejtës kanunore dhe kishtare në Universitetin e Romës “Tor Vergata” dhe profesor për të Drejtën vatikanase pranë "Shkollës së Drejtësisë së Vatikanit" të LUMSA.

23 shtator 2022, 13:42